• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”/ Paralajmërimi i virologes kineze që zbuloi koronavirusin: Pandemi të tilla do të ketë…

by Java News
18/11/2020 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Virologia kineze Shi Zhengli, njihet në të gjithë botën si ‘gruaja lakuriqe’ pasi prej vitesh ajo studion lakuriqët e natës, madje ajo ishte e para shkencëtare që izoloi kodin gjenetik të koronavirusit

Një vit më parë, Shi Zhengli ishte në një konferencë kur i telefonuan që të kthehet në Ëuhan, sepse në një spital ishin pranuar dy pacientë me ndezje të pazakontë të mushkërive, transmeton Telegrafi.

Fjala është për rastet e para të prekur me COVID-19, virus ky që shkaktoi pandeminë dhe për një vit infektoi më shumë se 55 milionë njerëz dhe 1.3 tjerë humbën jetën.

Megjithatë, ndoshta edhe mund të mos jenë rastet e para me coronavirus sepse pacienti 55-vjeçar nga provinca kineze Hubei është pacienti zero – dhe është zbuluar pikërisht një vit më parë.

Nga rastet e para me koronavirus e deri më sot është mësuar shumë për virusin, simptomat, mënyrën e bartjes, shërimit – e bota është një hap larg vaksinës që do të mund ta shfaroste pandeminë, por … “gruaja lakuriq” paralajmëron se pandemia të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.

Çështja është se për Zhenglin kjo pandemi nuk ka qenë ndonjë befasi, pasi që nga viti 2004 studion lakuriqët e natës. Detyra e saj në këtë ekspeditë shkencorë ka qenë zbulimi i burimit të SARS-it.

Ajo dhe ekipi i saj kanë gjetur qindra lloje të koronavirusit, por për fat të mirë vetëm dhjetëra prej tyre kanë qenë të ngjashme me SARS-in, që do të mund të infektonin mushkëritë e njeriut. Gjithashtu ishin imunë ndaj vaksinave dhe barnave që janë treguar të suksesshme kundër viruseve tjera.

E gjatë hulumtimit, shkencëtarët kanë zbuluar se një nga shpellat konsiderohej si epiqendra e SARS-it, që edhe paraqiste rrezik të madh për faktin se brenda saj gjendeshin milionë lakuriqë dhe gjasat që virusi të pëson mutacion deri të shfaqja e një lloji të ri, ishin shumë të mëdha.

U konstatua se ky virus mund të përhapet edhe tek ata që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejt me këto lloj kafshësh, kurse njerëzit që jetojnë në fshatrat e afërta me shpellën – më saktësisht gjashtë persona kishin shfaqur simptomat e tyre të para të ngjashme me ato të SARS-it.

Zhengli beson se për këtë njerëzit çdo herë e më shumë po i braktisin zonat që konsiderohen si të “egra”, e për këtë edhe po rritet rreziku i bartjes së llojeve të reja të viruseve tek njerëzit.

Ajo konsideron se kjo pandemi ka qenë “thirrje për t’u zgjuar”, por se frikësohet se në të ardhmen do të ketë tjera.

“Ajo çfarë kemi zbuluar është vetëm maja e ajsbergut. Misioni duhet të vazhdojë. Coronaviruset që “dalin” nga lakuriqët e natës mund të shkaktojnë pandemi tjera dhe duhet t’i gjejmë para se të na gjejnë ne”, ka porositur ajo.

g.kosovari

Next Post
“Bashkëpunimi i gjelbër, rruga efikase për të përballuar sfidën e ngrohjes globale”

"Bashkëpunimi i gjelbër, rruga efikase për të përballuar sfidën e ngrohjes globale"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com