Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar më shumë komuna pas raundit të dytë të zgjedhjeve, bazuar në rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. LDK-ja i ka fituar 8 komuna. Aleanca për Ardhmërin e Kosovës i ka fituar 7 komuna, apo 4 më shumë se sa që i kishte në mandatin e kaluar. PDK i ka fituar vetëm 5 komuna.PDK-ja e ka rikthyer Ferizajin, ndërsa e ka humbur Prizrenit në një garë shumë të ngushtë me Vetëvendosjen. Vetëvendosja, bazuar në rezultatet preliminare del fituese në 3 komuna.Ajo udhëheq në Prishtinë dhe Prizren, dy komunat më të mëdha në Kosovë. Mirëpo, VV-ja në këto dy komuna ka epërsi shumë të vogël, prandaj ka gjasa që rezultati të përmbyset nga votat me kusht dhe ato me Post. Nisma dhe AKR kanë fituar nga një komunë. Dy komuna do të qeverisën nga Kandidatë të pavarur.
LDK: Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Istog, Podujevë, Vushtrri – total 8
AAK: Decan, Junik, Gjakovë, Klinë, Obiliq, Suharekë, Rahovec – total 7
PDK: Drenas, Dragash, Kacanik, Shtime, Ferizaj – total 5
Vetëvendosje: Prishtinë, Prizren, Kamenicë – total 3
Nisma: Malishevë
AKR: Mitrovicë e Jugut
Pavarur: Sekenderaj, Hani i Elezit – total 2
Gjakovën e rikthen AAK-ja
Sipas KQZ-së në Gjakovë prinë Ardian Gjini me 53,49% e pasohet nga Mimoza Kusari – Lila me nga 46,51%. Në raundin e parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, Ardian Gjini i AAK-së kishte dal i pari me 39,88% të votave, ndërsa Mimoza Kusari – Lila e Alternativës kishte dal e dyta me 32,10%. Kjo e fundit para balotazhit ka hyrë në koalicion me VV-në , LDK-në si dhe ish-partinë e saj AKR-në.
Ndërsa, Gjini ka bërë koalicion zyrtar me Partinë Shqiptare Demokristiane. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Gjilanin e “mban” LDK-ja
Sipas KQZ-së në Gjilan prinë Lutfi Haziri nga LDK me 63,97% krahasuar me Sami Kurteshin nga VV me 36,03%. Haziri i ka fituar në rrethin e parë 43,51%të votave, ndërsa Sami Kurteshi i VV-së 27.78%. Zyrtarisht Haziri nuk ka publikuar koalicion zyrtar me asnjërën prej partive. Ndërsa, Kurteshi është mbështetur publikisht nga Partia e Drejtësisë në këtë komunë. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Në Dragash kryeson PDK me 41 Vota
Në Dragash udhëheq PDK-ja me Shaban Shabanin me 50,16%, e pasuar nga LDK me 49,84%, me Selim Kryeziu. Ky i fundit nga LDK në rrethin e parë mori 35.52% të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 %. Kryeziu ka marrë përkrahjen edhe të një partie nga radhët e komunitetit goran, Lidhja për Gorë, ndërsa Shabani, zyrtarisht nuk ka deklaruar koalicion me ndonjërën nga partitë. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Në Istog “rikonfirmohet” LDK-ja
Në Istog prinë Haki Rugova nga LDK me 51,88%, e pasuar nga Gani Dreshaj nga AAK-ja me 48,12%. Rugova ka fituar në rrethin e parë me 45,36% për qind të votave, ndërsa Dreshaj i AAK-së 35.63 %. Gani Dreshaj nga AAK ka bërë koalicion me Iniciativen e Pavarur të Istogut, ndërsa Rugova i LDK-së nuk ka lidhur ndonjë koalicion zyrtar. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Në Kaçanik kryeson PDK-ja
Në Kacanik prinë Besim Ilazi i PDK-së me 54,87%, ndërsa Basri Kodra nga Vetëvendosje me 45,13%. Në rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së doli i pari me 40,37% ndërsa kandidati i VV-së Basri Kodra i dyti me 21,09%. Besim Ilazi PDK dhe Basri Kodra nga VV deri më tani nuk kanë zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor me asnjë prej partive në Kaçanik. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Klinën e “humb” LDK-ja
Në Klinë udhëheqë Zenun Elezaj nga AAK me 52,64%, pasohet nga Sokol Bashota nga PDK-ja me 47,36%. Rezultatet Zyrtare të raundit të parë tregojnë se Sokol Bashota – PDK ka 37.76 % të votave dhe Zenun Elezaj – AAK me 25.45%. Elezaj i AAK-së hyri ne koalicion me VV-në, LDK-në dhe Nisman. Në anën tjetër, PDK me kandidatin Sokol Bashota hyri në koalicion me AKR-në dhe PSHSDK. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Kamenicë: Kryeson Vetëvendosje
Në Kamenicë udhëheqë Qendron Kastrati nga Vetëvendosje me 55,69%, ndërsa pasohet nga LDK me 44,31%. Rezultatet zyrtare të KQZ-së tregojnë se Qëndron Kastrati nga LVV ka 33,69 % të votave dhe Shaip Surdulli nga LDK ka 28,79 % të votave. Kandidati i VV, Qëndron Kastrati ka marrëveshje koalicioni me AAK-në për garën e balotazhit më 19 nëntor. Shaip Surdulli nga LDK ka marrë mbështetjen e AKR-së për këtë komunë. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Mitrovica mbanë AKR-në
Në Mitrovicë udhëheqë Agim Bahtiri nga AKR-ja me 57,33%, pasohet nga PDK me 42,67%. Nga rezultatet e raundit të parë Valdete Idrizi mori 29, 45 përqind të votave, ndërkaq Agim Bahtiri nga AKR mori 27,11 përqind të votave. Agim Bahtiri, kandidat i AKR-së ka mbledhur katër parti për ta mbështetur në garën e ngushtë të balotazhit. Bahtirit i janë bashkuar me VV, Nisma, Alternativa dhe Partia e Drejtësisë. Në anën tjetër, Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së ka marrë mbështetjen e AAK-së. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Në Obiliq kryeson AAK
Në Obiliq udhëheqë Xhafer Gashi nga AAK me 60,60%, pasohet nga LDK me 39.40%. Në raundin e parë Gashi ka marrë 48,82% të votave, ndërsa Krasniqi 27,13% të votave. Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK nuk kanë zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor për balotazh. Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.
AAK-ja rikthen Rahovecin
Në Rahovec prinë AAK me 50,69%, pasohet nga PDK me 49,31%. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, i mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, ka fituar 33,5 për qind të votave dhe Idriz Vehapi i PDK-së 29,5 për qind. Smajl Latifi nga AAK dhe Idriz Vehapi nga LDK që po synojnë drejtimin e kësaj komune nuk kanë lajmëruar për ndonjë koalicion parazgjedhor. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
LDK-ja mban Podujevën
Në Podujevë prinë LDK me 63,70%, pasohet nga VV me 36,30%. Në zgjedhjet e 22 tetorit, Agim Veliu mori 48,15 përqind të votave ndërsa Ajet Potera nga VV mori 29,77 përqind. Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potera hala nga LVV do të futen në garën e ngushtë të 19 nëntorit pa ndonjë koalicion zyrtar parazgjedhor. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Vetëvendosje mban Prishtinën
Në Prishtinë udhëheq Vetëvendosje me 50,19%, i cili pasohet nga LDK me 49,81%. Në raundin e parë Shpend Ahmeti kishte marrë 43,61% të votave, ndërsa Arban Abrashi kishte marrë 35,79% të votave. Ahmeti ka marrë mbështetjen në koalicion zyrtar nga Aleanca Kosova e Re, që në raundin e parë kishte kandiduar me Selim Pacollin. Në anën tjetër, Arban Abrashi ka zyrtarizuar koalicion parazgjedhor meAAK-në. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
PDk humb Prizrenin
Në Prizren udhëheq Vetëvendosje me 50,32%, pasohet nga PDK me 49.68%. Në votimet e 22 tetorit, kandidati i PDK-së ka fituar 29.75 për qind të votave, kurse ai i Vetëvendosjes 22.41 për qind. Haskuka mori si aleatë partitë e reja, Nisma dhe Alternativa. Ndërkaq në këtë garë, Totaj mori mbështetjen e AAK-së dhe KDTP-së. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
PDK mban Shtimen
Në Shtime udhëheqë PDK me 51,54%, pasohet nga kandidati i pavarur, Fatmir Rashiti me 48,46%. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Naim Ismaili doli i pari me 4,983 vota apo 38.61 përqind, ndërsa Fatmir Rashiti i dyti me 3,474 vota apo 26.92 përqind. Fatmir Rashiti, që kandidon si i pavarur për Kryetar të Komunës së Shtimes ka koalicione zyrtare me LDK-në dhe VV-në. Në anën tjetër, kundër kandidati i tij nga PDK, Naim Ismajli nuk ka publikuar ndonjë marrëveshje për koalicion parazgjedhor për balotazhin e 19 nëntorit. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
AAK rikthen Suharekën
Në Suharekë udhëheqë kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj me 52,57%, pasohet nga Salih Asllanaj nga LDK me 47.43%. Në zgjedhjet e 22 tetorit Muharremaj mori 39.92 për qind të votave, ndërsa kryetari aktual Asllanaj 34.01 për qind. Bali Muharremaj nga AAK dhe Salih Asllanaj nga LDK si pretendentë për Kryetar të Suharekës, nuk kanë bërë ndonjë koalicion zyrtar për udhëheqje pas 19 nëntorit. Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.
PDK rikthen Ferizajn
Në Ferizaj udhëheqë Agim Aliu nga PDK-ja me 56,17%, pasohet nga Muharrem Sfarqa nga LDK me 43,83%. Aliu i PDK-së ka fituar në rrethin e parë 39,16% për qind të votave, ndërsa Muharrem Svarqa i i LDK-së 31,34 për qind. AKR e Ferizajit ka dalë në mbështetje të LDK-së në këtë komunë. Në anën tjetër, Agim Aliu apo PDK e Ferizajit nuk ka ndonjë koalicion zyrtar për këtë komunë. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë.
Vushtrri: Udhëheq LDK
Në Vushtrri udhëheq, Xhafer Tahiri nga LDK-ja me 54,31%, ndërsa pasohet nga PDK me 45.69%. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Ferit Idrizi nga PDK doli i pari me 10,184 vota apo 33.29 përqind, ndërsa Xhafer Tahiri nga LDK i dyti me 7,842 vota apo 25.64 përqind. Xhafer Tahiri ka arritur të marrë mbështetjen e VV-së dhe AKR-së në Vushtrri. Në anën tjetër, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi do të garojë më 19 nëntor me mbështetjen e AAK-s në këtë komunë si dhe disa prej partive të vogla siç janë PD, LB dhe KDPT. Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.
NISMA mban Malishevën
Në Malishevë udhëheqë Nisma me 55,81%, pasohet nga PDK me 44,19%. Begaj i Nismës ka fituar në rrethin e parë 40,74 për qind të votave, ndërsa Gashi i PDK-së 27,64 për qind. Gashi për këto zgjedhje është përforcuar me mbështetje nga AKR, ndërkaq Begaj nuk ka bërë koalicion zyrtar parazgjedhor. Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pa votat me kusht dhe ato me postë. Në raundin e parë të zgjedhjeve LDK fitoi në Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Viti. PDK fitoi Drenasin. AAK-ja fitoi në Deçan dhe Junik. Ndërsa dy kandidat të pavarur fituan Sekenderajn dhe Hanin e Elezit, përgatiti ”Kallxo.Com”. (b.an)