• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është PD-ja…

by Artur Ajazi
22/12/2024 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

E mbani mënd kur ndërkombëtarët, europianët dhe amerikanët kërkonin në 1999, firmosjen e Mareveshjes së Rambujesë, mes ish-RFJ dhe Kosovës ? Një akt-marrëveshje e cila synonte paqen mes ish-RFJ dhe Kosovës. NATO në fakt e përdori atë marrëveshje si një justifikim për nderhyrjen e saj të mëvonshme ushtarake. I vetmi politikan që thërriste “mos e firmosni marrëveshjen e Rambujesë” ishte Berisha. Madje u mundua maksimalisht të bindte palën kosovare të “mos shkonin në Rambuje”. Arsyeja ? E di vetë Berisha, por edhe historia e Shqiperisë. Pastaj vijnë me rradhë ngjarjet e tjera, që lidhen sa me Shqiperinë, aq edhe me Kosovën dhe Rajonin. Partia Demokratike dhe Berisha, në çdo rast kanë qenë kundër çdo akti, marrëveshjeje, investimi, bashkepunimi, aleance dhe gjithçkaje që lidhej me progresin, dhe të mirën e vendit dhe shqiptarëve. Ka qenë një force politike që ka synuar trazirat, kaosin, luftrat, zjarrin, shembjen, që ka lutur tërmetin, qametin, Covidin, etj. E kujtoni se si qysh ditën e dytë të tërmetit dramatik të 2019, doli dhe tha se “qeveria nuk ka marrë masa, qeveria duhet të ikë, Rama të largohet, asnjë ndihmë nuk po shkon tek ata që humbën shtepitë”. E mbani mënd se si “mallkoi” BE dhe çdo strukturë bankare dhe financiare të huaj, që ndihmonin Shqiperinë ? Absurdi arrinte deri atje sa bënte thirrje “mos ndihmoni financiarisht Shqiperinë, mos e ndihmoni Edi Ramën”. Pastaj erdhi Covidi. E kujtoni se si lëshonin akuza dhe ulurima ndaj kryeministrit “pse shkon merr vaksina në Turqi, pse shkon merr vaksina në SHBA, mos e ndihmoni Edi Ramën”. E kujtoni pastaj në anglisht dhe shqip, se si shanin dhe nxinin arritjet e vendit të tyre Berisha dhe shpura e tij tek takimet në Bruksel, apo gjetkë ? Ç’nuk i kanë bërë këtij vendi. Nuk kanë të mbaruara bëmat, dhe veprimet me dashje, që kanë dëmtuar dhe dëmtojnë imazhin e vendit, nuk kanë të numuruara thirrjet antikombetare dhe antishqiptare të një lideri, dhe një partie që ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e këtij vendi. Ka qenë dhe mbetet fatkeqësia e shqiptareve, dhe më absurdia, kërkojnë të rikthehen në pushtet. Misioni i tij, apo dhe misioni i atyre që i bëjnë “fresk” vendimeve antishqiptare, mbetet i hapur, dhe në shkelje të Kushtetutës së Shqiperisë. Berisha gjithmonë, e ka treguar vehten se punon kundër interesave kombetare, kundër interesave të popullit, pasi edhe ardhja e tij në skenën politike, ishte mision i veçantë, nga dikush tjetër. Këtë gjë, e vërteton shkaterrimi i gjithçkaje në Shqiperi, sapo erdhi në pushtet në 1992. Qeverisja e tij, me miratimin e tij, shkatërroi bujqesinë, blegtorinë, detarinë, industrinë, ekonominë, ushtrinë, policinë, artin, kulturën, administratën, shembi dhe shiti për “pesë para” objekte shteti dhe prona shteti, duke kryer krime, që mbeten ende të pandëshkuara. Kjo pra ishte, dhe kjo është edhe sot PD-ja. Eshtë, kjo PD, e cila edhe sot bën thirrje lufte, thirrje revolte popullore, duke u fshehur pas “korrupsionit qeveritar”. Synimi i saj është trazira, kaosi, zjarri ndaj institucioneve, rrëzimi i pushtetit të Edi Ramës me dhunë. Tjetër gjë sa e arrin, por kjo është filozofia dhe skenari i asaj partie, e cila nuk llogarit fare interesin kombetar dhe të këtij populli. Thirrjet e tij vazhdojnë Akoma dhe sot, kur u kërkon europianëve “mos hapni negociatat me Shqiperinë, mos hapni kapitujt me Shqiperinë, mos investoni në Shqiperi, mos ejani në Shqiperi”. Apo dhe thirrja ndaj pensionistëve “mos merrni bonusin 100 dhe 150 euro nga qeveria, do t’jua japim ne, sa të vijmë në pushtet”. Kjo pra, me “dy fjalë” është PD-ja, nqs nuk e njihni, dhe nqs se e keni harruar.

Next Post

Sikur Edith Durham të ishte këshilltare e Kurtit dhe Ramës

Comments 1

  1. Bije Sumlla. says:
    1 year ago

    Kësajë i thonë o Tur Ajazi, e përkthyer kavajsçe, (një gjuhë që Gazije Bardhi e njeh mirë), ruajeni virgjërinë sa të vijmë ne në pushtet, se pastaj bytha juaj, të jetë e sigurt se do t’jua kruajë mirë, Sali Berisha me Gazije Bardhin me shokë…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In