• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kjo është mosha kur lumturia është më e madhe

by Java News
09/10/2015 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse dikujt mund t’i duket vonë, në fakt lumturia nis të bëhet e qëndrueshme pasi kanë kaluar disa vite.

Një studim australian i Australian Institute of Family Studies, ka zbuluar se jeta rinis në moshën 50 vjeçare dhe jo në moshën 40 vjeçare siç mund të mendohej.

Sipas të dhënave të mbledhura, deri në moshën 15 vjeçare njerëzit janë kryesisht të lumtur, por niveli i kënaqësisë nis të ulet pas moshës 20 vjeçare dhe vijon të zbresë gradualisht deri në moshën 35 vjeçare.

Që nga kjo fazë nis të mbetet në nivele minimale deri në moshën 50 vjeçare, kur rinis përmirësimi i ndjeshëm i stabilitetit, duke arritur maksimumin.

Në studim janë përfshirë 27 mijë persona me moshë nga 15-90 vjeçare, ku në një hark kohor prej 12 vitesh janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë pyetur për nivelin e kënaqësisë së tyre nga zero deri në 10, lidhur me jetën e tyre, shtëpinë, fëmijët, divorcin, pensionin e deri te vdekja e partnerit.

Lindja e një fëmije zaklonisht shkakton një rënie të ulët të lumturisë tek nënat gjatë viti i parë dhe më pas në vitin e dytë nis një ngritje e lehtë.

Në moshë adulte meshkujt nisin të kenë nivel më të lartë kënaqësie krahasuar me femrat, duke arritur pikun në moshën 50 vjeçare, prej nga më tej nis sërish rënia graduale.

Për fëmijët largimi nga shtëpia e rindërve nuk e rrit shumë kënaqësinë, por përmirëson nivelin e lumturisë tek prindërit, sidomos te nëna.

Drejtuesi i studimit David de Vaus, shpjegon se mosha më e vështirë është ajo nga mosha 35 deri në 50 vjeçare, kur rritet presioni i detyrimeve për të paguar, i karrierës dhe i fëmijëve për të rritur.

Por në moshën 50 vjeçare kënaqësia arrin kulmit, pasi gjërat janë vënë në vijë dhe janë konsoliduar.

Next Post

Sherri me Bashën, Genc Ruli: Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com