• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kjo është java e vërtetë e Demarkacionit në Kosovë

by Java News
05/02/2018 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kryesia e Kuvendit sot e ka në rend dite këtë marrëveshje, përderisa pak orë më vonë kryeministrat e Kosovës dhe të Malit të Zi do t’i diskutojnë modalitetet e mundshme që Demarkacioni të kalojë në Kuvend.

Këtë javë pritet që përfundimisht të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi: nëse do të votohet (e të rinegociohet më pas), të rrëzohet në Kuvend apo të vazhdojë të mbetet pezull.

Fati i kësaj marrëveshjeje (e nënshkruar para më shumë se dy vjetësh) pritet të përcaktohet së shpejti. Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e radhës sot, me ç’rast do ta shqyrtojë edhe këtë marrëveshje.

Ndërkaq, këtë javë pritet të vijë për vizitë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shkruan tutje “Zëri”.

Por, meqë dy kryeministrat qëndrimet e kundërta të tyre karshi kësaj marrëveshjeje i ripërsëritën edhe para dy ditësh, gjasat që të gjendet një zgjidhje e përbashkët po shkojnë duke u venitur. Përfaqësuesit e AAK-së kanë deklaruar sërish se ky subjekt nuk do ta mbështesë versionin aktual të Demarkacionit.E veç dallimeve mes palës kosovare e asaj të Malit të Zi, kundërshti në qëndrime ka edhe brenda vetë Qeverisë.

Përderisa kryeministri Haradinaj po vazhdon të shprehet kundër variantit të tanishëm të Marrëveshjes, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tashmë ka nisur së angazhuari për një zgjidhje të re, e cila sipas analistëve politikë ka pasur mundësi të dalë frytdhënëse. (b.an)

Next Post
Greqi-Maqedoni, mosmarrëveshja mund të ketë ndikim në stabilitetin e Evropës Juglindore

Greqi-Maqedoni, mosmarrëveshja mund të ketë ndikim në stabilitetin e Evropës Juglindore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PS dhe PD tokë e xanun”/ Nano: Rama imitoi Berishën, kanë zaptuar partitë

“PS dhe PD tokë e xanun”/ Nano: Rama imitoi Berishën, kanë zaptuar partitë

November 15, 2026
Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë, viktimë këngëtari i këngëve popullore mirditore

Aksidenti në Thumanë-Fushë Krujë, viktimë këngëtari i këngëve popullore mirditore

November 15, 2026
E diela me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

E diela me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 15, 2026
Nis Maratona e Tiranës, 5,800 garues bëhen bashkë! Unaza e Vogël e bllokuar deri në orën 16:00

Nis Maratona e Tiranës, 5,800 garues bëhen bashkë! Unaza e Vogël e bllokuar deri në orën 16:00

November 15, 2026
“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In