• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kjo është historia e kurdëve, janë 35 milionë, s’kanë shtet 

by A R
08/12/2015 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kurdët janë grup etnik nga Lindja e Mesme, të cilët jetojnë në pjesën e cila sipas tyre quhet Kurdistan, e cila shtrihet në 4 shtete të ndryshme. Jetojnë në Irak, Siri, Iran dhe Turqi, por kur shtetet nacionale ndërtoheshin në të kaluarën, ata nuk kanë arritur që të gjinden dhe të formojnë shtetin e tyre. Sot jetojnë në të gjithë botën, ndërkaq diasporën më të madhe e kanë në Gjermani.

Ata i takojnë grupit të popullit iranian, ashtu si persët të cilët janë popull i Iranit, por kanë gjuhën e tyre.

Atyre sot u ndihmohet për shkak se ata janë një prej faktorëve në goditjet kundër shtetit terrorist ISIS, por përralla e tyre filloi shumë, shumë më herët, transmeton lajmi.net

Emri

Nuk dihet se çka në të vërtetë do të thotë “kurd”, por besohet se ishte përdorur përpara se grupi etnik të krijohej. Ata përmenden edhe në tabelat e argjilat të Sumerëve, përmenden edhe në burimet e Asirëve por edhe historiani grek Ksenofoni i përmend në kontekstin e parandalimit të helenëve nëpër malet e Mesapotomisë. Ka pasur forma të ndryshme të shkrimit në atë kohë si: “Kar-da”, “Karduçë”, “Kirti” dhe “Kurt”.

Gjuha

Gjuha e tyre është e ndarë në disa dialekte, i takon nëngrupit veriperëndimor të gjuhëve, e cila i takon rrënjës indo-iraniane të gjuhëve indo-evropiane. Me fjalë të tjera, në grup të njejtë me gjuhët evropiane.

Dialektet e tyre dallohen si gjerman dhe anglez, ndërsa ndahen në dialektin verior, qendror dhe jugor. Grupet që e quajnë veten si Zaza dhe Goran nuk flasin gjuhë kurde, edhe pse janë Kurdë etnik.

Religjioni-Feja

Pavarësisht faktit se mendojmë se ata janë të gjithë myslimanë, ajo nuk është e vërtetë: besohet se bëhet fjalë për grupin etnik me llojllojshmërinë më të madhe fetare në Azinë Perëndimore. Kurdët shumë lehtë i qasen praktikumit të fesë, dhe për këtë arsye në disa raste ata që nuk besojnë quhen “Myslimanë kurd”, shkruan dnevne.rs, transmeton lajmi.net

Shumica e tyre janë mysliman, më saktësisht sunit të cilët i takojnë medhhebit  “Shafij”, njëra prej katër shkollave të Islamit Sunit. Një numër më i vogël i kurdëve janë shiit, të cilët zakonisht jetojnë jashtë Kurdistanit, në enklava të ndara të Iranit dhe Irakut qendror.

Ka numër të madh edhe të grupit sufi, të ndarë në disa grupe mes alevitëve, të islamit shiit me elemente të sufizmit.

Numër tjetër më i vogël i takojnë sekteve të ndryshme të feve të ndryshme.

 Kultura

kurdish-carpet-rugs-kurdistan-national-traditional-amed-diyarbakir-median-medes-city

Do të ju sjellim disa prej momenteve të tyre interesante të trashëgimisë së tyre. Për fillim, pozita e gruas në shoqëri, e cila është ndryshe prej pozitës së gruas në tradicionet tjera islame. Gjatë festave, punëve, argëtimeve meshkujt dhe femrat vallëzojnë bashkë. Gjithashtu, gratë mbajnë armë dhe luftojnë krah për krah me meshkujt në radhët e peshmergëve, siç e quajnë ata forcën e tyre guerile të armatosur.

Sa i përket kulturës së tyre ditore, çdo grup fetar e ka traditën e vetë.

Edhe sot, duke udhëtuar nëpër Kurdistan të bashkuar, ndonjëherë edhe i gjithë fshati, bisedojnë dhe këndojnë. Muzika e tyre është e periudhës epike, si baladat heroike për Saladninin, por ka edhe këngë të dashurisë dhe religjionit.

Kurdët janë të njohur edhe për tepihë dhe torba. Më të mirët janë ato të regjionit Bixhar, të fortë, të trashë dhe të qëndrueshëm dhe i quajnë “tepihët e hekurt të Persisë”. Fisi Xhafa bëjnë torbat më të mira.

Tatuazhet janë një tjetër pjesë e kulturës së tyre edhe përkundër faktit se Islami nuk lejon shkrime apo ngjyrosje të pjesëve të trupit për një kohë të gjatë.

Nga sporti më së shumti e donë futbollin, kanë kombëtaren e tyre edhe përkundër faktit se nuk mund të garojnë në turnetë zyrtare.

Historia e shkurtër

Thuhet se mbreti Sasanid Ardashiri kishte luftuar kundër mbretit Madig të kurdëve, deri sa e ka kuptuar se edhe vetë ishte i biri i një kurdi. Ai këtë e kishte kuptuar nga një letër e një mbreti tjetër, i cili e kishte njoftuar atë.

Gjatë mesjetës kurdët përmenden në burimet arabe, sigurisht, nëpër kronikat e luftërave dhe kryengritjeve. Mes shekullit 10 dhe 12 paraqiten disa emiratë kurdë të cilët pas një kohë rrëzohen nga Selxhukët turq. Në shekujt 12 dhe 13 vijnë emërimet e para të identitetit dhe solidaritetit kurd.

Në vitin 1171 veziri Saladin, i lindur si kurd, ul fuqinë e dinastisë Fatimida në Egjipt, dhe e sjell qeverisjen e vet, Ajubide e cila në vitin 1341 do të qeverisë me vendin e faraonit, Sirinë, pjesët perëndimore të Arabisë, Afrikën Veriore dhe Irakun Verior.

Saladini ka qenë një hero mysliman gjatë luftërave të kryqëzatave, dhe ka mbetur i njohur në perëndim si një ushtar i madh dhe një njeri dhe zotëri edhe më i madh, për marrjen e Jerusalemit nga kryqtarët.

Kur dinastia kurde Safavide ka ardhur në pushtet, filluan kryengritjet e kurdëve. Ata filluan të shpërndahen nëpër Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugperëndimore.

Më pastaj shumica e kurdëve kanë qenë nën sundimin e perandorive dhe dinastive të ndryshme. Disa prej tyre nën dinasti të vendeve të Lindjes së Mesme, të tjerë nën sundimin e Osmanëve.

Ata formuan dy republika, Republikën Arat dhe Mahabad, ndërkaq asnjëra prej këtyre nuk arriti të u mbijetojë luftërave botërore.

Ata disa herë kanë shpallur republika të pavarura në Veri të Irakut, ku edhe sot luftojnë me forcat e rendit, por të gjitha këto iniciativa të Mahmud Barzanit kanë dështuar.

Ata pas një kohe kanë arritur të formojnë partitë e tyre politike në Irak dhe në Turqi.

Kur filloi lufta mes Irakut dhe Iranit, Sadam Huseini kishte filluar kampanjën anti-kurde.

Bagdadi kishte filluar kampanjën Anfal e cila shkatërroi mbi 2 mijë fshatra dhe vrau 182 mijë kurdë.

Dështimi i Kryengritjes së vitit 1991 sjelli eksodin prej 1.5 milionë kurdë të cilët u vendosën në Turqi dhe Iran, përcjell lajmi.net

Kurdët sot

kurdishgirlsafp

Numri i tyre sot sillet rreth 30-35 milionë, ndërkaq në hapësirën e të ashtuquajturit Kurdistan janë rreth 28 m,ilionë. Në Irak janë 17% e popullsisë totale, rreth 6.5 milionë njerëz. Për momentin prijësi i tyre është Masud Barzani, i biri i Mustafa Barzanit, të cilët po luftojnë me Shtetin Islamik.

Ata janë 9-15% e popullsisë siriane, që i bie se janë 2-3 milionë njerëz. Në Iran janë rreth 6-8 milionë kurdë, e cila përbën 7-10 për qind të popullsisë. Më së shumti janë në Turqi, rreth 11 deri 15 milionë, dhe përbëjnë rreth 15-25 për qind të popullsisë.

Para katër vjetëve, një raport zyrtar i qeverisë amerikane kishte thënë se deri në vitin 2030 mund të formohej Kurdistani i pavarur. Por duke pasur parasysh rrethana, kjo që mund të ndodhë shumë më shpejtë.

Veçanërisht në Kurdistanin irakian, ku qe shumë kohë Mahmud Barzani po kërcënon se do të shpallë pavarësinë, por dëshiron që Bagdadi ta pranojë vetë atë, në mënyrë që të mos hyjë në konflikt me ata. Turqia kishte njoftuar se një shtet të tillë do ta pranonte.

Kurdët naftën e tyre e transportojnë nëpër vendet e tyre ilegalisht (legale do të ishte nëse gjithçka do të shkonte nëpërmjet Bagdadit, derisa Bagdadi do të vendoste ndryshe, ndërsa kurdët do të merrnin për qindje të fitimit), transmeton lajmi.net

Bagdadi ka qenë fuqishëm në kundërshtim me këtë fakt, deri para se të formohej Shteti Islamik dhe ia morri territoret e tij. Çështja e ekzistimit të shtetit të Irakut është shumë e lidhur me pavarësinë e kurdëve.

Nëse Iraku dëshiron të vazhdojë të ekzistojë, sigurisht do të bindet që Kurdëve t’u japë pavarësinë e shumëpritur. /lajmi.net

 

Next Post

Champions/ Eliminohet Manchester United. Reali rekordmen mund 8-0 Malmo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In