Nga Gjermania vjen një gjetje e veçantë për të garantuar distancën në lokal.
Bëhet fjalë për kapele me cilindra me shkumë deti të gjatë një metër, të cilët ndihmojnë që klientët të ruajnë distancën e duhur.
Ideja vjen nga një bar në Schwerin, në landin e Meclemburg.
Me rihapjen e lokalit, klientët detyrohen që të mbajnë kapelet në kokë, për të qenë të sigurtë.
Në Gjermani qysh nga nisja e pandemisë së koronavirusit numri i viktimave ka shkuar në 7.569, ndërsa i të infektuarve në 171.879.
g.kosovari