• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kjo është gjakderdhje’/ Nëna e një ushtari rus: Dhimbje e madhe, askush s’ma rikthen dot djalin në jetë

by Java News
30/03/2022 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jevgenij, një ushtar rus 26-vjeçar humbi jetën ditët e para të luftës, gjatë sulmit për të marrë aeroportin ukrainas, Hostomel, afër Kievit. E ëma i justifikon megjithatë veprimet e Rusisë.

Më 24 shkurt filloi sulmi i Rusisë kundër Ukrainës. Vladimir Putini e quajti sulmin “operacion special ushtarak në Donbas”. Në këtë luftë humbasin jetën edhe ushtarë rus. Shpesh ushtarët dhe familjarët e ushtarëve nuk e dinë deri minutën e fundit, se ku dërgohen ata. Që me fillimin e luftës, një muaj më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar vetëm dy herë për ushtarët e rënë në luftë. Sipas këtyre njoftimeve, deri më 25 mars janë vrarë në Ukrainë 1351 ushtarë rus.

Por në të vërtetë ata mund të jenë 7.000 deri 15.000, shkruan gazeta “Washington Post” duke iu referuar përfaqësuesve të lartë të NATO-s. Gazeta ruse “Komsomolskaja Pravda” njoftoi më 20 mars duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes se numri i të vrarëve është 9.861, por e hoqi ditën tjetër artikullin me arsyetimin se ai kishte të bënte me një sulm hakerash.

Ushtari rus, Jevgenij, me gradën e rreshterit, humbi jetën ditët e para të luftës në afërsi të Kievit, 26-vjeçari nuk kishte marrë asnjëherë pjesë në luftime.

E ëma, Natalja (emri i ndryshuar) humbi të birin, megjithatë e justifikon pushtimin rus në Ukrainë. Por, Natalja mendon se kjo është një luftë e vërtetë dhe jo “operacion special”.

Deutsche Welle ka vendosur të publikojë një intervistë me të për të treguar përvojën e një nëne, që ka humbur djalin në luftën që Rusia po bën me Ukrainën.

Protagonistja e intervistës bën deklarata për shkaqet e luftës, të cilat janë në kundërshtim me situatën aktuale të gjërave. Megjithatë DW ka vendosur t`i lerë këto deklarata në tekst.

Ato janë dëshmi e punës shumëvjeçare të propagandës shtetërore ruse.

Natalja, si ndiheni?

Është shumë e rëndë, dhimbja është e madhe. Por nuk kam çfarë të bëj, askush nuk ma kthen dot djalin në jetë.

Si u bë Jevgenij ushtar i përkohshëm?

Direkt pasi dha provimet më 2014 ai shkoi në ushtri. Ai u bë specialist i një njësie speciale të shërbimit ushtarak të inteligjencës, GRU. Atij i ofruan që në atë kohë një kontratë. Unë arrita disi t`ia kthej mendjen, sepse kontrata do të thoshte që ai të shkonte në krizat e luftës.

Më pas ai kërkoi punë në polici dhe punoi për një shërbim sigurimi. Por puna nuk  i pëlqeu, kështu që morri kontratën. E pranuan menjëherë dhe ne patëm vetëm një mbrëmje për t’u përgatitur për ndarjen. Jevgenij e kryente shërbimin në Gardën Kombëtare. Atij i pëlqente shumë kjo punë dhe u bë kryesues grupi. Ai merrej me shpërndarjen e demostratave në Moskë.

Në vitin 2017 i lindi një djalë. Të shoqen e pati njohur në kohën kur punonte në sigurim. Ajo shkoi me të në Moskë, ku dhe u martuan.

Si filloi historia me Ukrainën?

Ishte fundi i janarit, rreth datës 25 dhe 26. Im bir morri në telefon dhe tha se do  të shkonte në Smolensk (një qytet në perëndim të Rusisë, rreth 80 kilometra në kufirin me Bjellorusinë) për të bërë manovra. Unë i thashë: „Po më gënjen? Ç`janë këto manovra?”

Unë kërkova në internet dhe pashë se faktikisht kishte pasur manovra me Bjellorusinë, por ato kishin përfunduar. Unë vazhdova të kërkoja, sepse doja të dija ku ishim duke pasur luftë. As që më shkoi mendja tek Ukraina. Ditën tjetër më ra ndër mend që ishim duke pasur trazira në Ukrainë.

Kjo do të thotë se ju e kishit të qartë që djali juaj nuk ishte dërguar për manovra?

Po. Unë i thashë Jevgenij-it se nuk isha budallaqe dhe që nuk e besoja se po shkonte në Smolensk. Unë vazhdova të kërkoja në internet dhe mu bë e qartë se ai ishte duke shkuar në Ukrainë.

Unë sigurisht që nuk doja që ta ndaloja të shkonte. I thashë, që mbase nuk do të kthehej më në shtëpi. Ai mu përgjigj: „Ç`janë këto marrëzira që thua?” Ai nuk e kishte fare të qartë ku po e dërgonin. Atij ose ia kishin shpëlarë trurin dhe e kishin bërë të besonte se po shkonte për manovra, ose e dinte ku po shkonte por nuk e imagjinonte dot se atje do të kishte gjakderdhje. Mbase këtë nuk e kishte menduar askush, as Putini vetë.

Patët kontakt më vonë?

Ai u nis më 13 shkurt. Unë e pyeta me shaka si i duket Smolensku dhe si ishte ushqimi atje. Ai qeshi dhe më tha se gjithçka ishte në rregull. Për herë të fundit folëm më 24 shkurt, kur filloi e gjitha. Me WhatsApp-in e një ushtari tjetër ai më tha: “Mama, lufta filloi.” Unë i thashë: “Djali im, po e shoh në televizor.” Ai tha: “Paramendoje, një kompani e tërë e djemve tanë është vrarë në kufi.” Unë doja ta dija ku ndodhej dhe e pyeta: “Ku je ti?” – “Unë jam në Smolensk, mama”, ishte përgjigja.

Unë mendoj se ai ndodhej diku atje afër, sepse fluturimi për tek ai aeroporti (Hostomel afër Kievit) mund të bëhej vetëm duke u nisur nga kufiri. Unë i thashë: „Djali im, bëj durim.”

Përgjigja ishte: “Mirupafshim mama. Nuk kam kohë. Thuaj gruas që çdo gjë është në rregull.” Mbas këtij momenti deri më 8 mars nuk morrëm asnjë lajm.

Si i kaluat dy javë pa ditur gjë?

Unë e kisha telefonin gjatë gjithë kohës me vete. Gjithë ditës shihja televizor dhe kërkoja në internet. Kujtoja se mund të shihja diku fytyrën e tij. Çdo ditë shkoja në kishë dhe ndizja një qiri duke u lutur për të. Por ai ishte vrarë që më parë.

Që më 24 shkurt Jevgenij ndodhej në Hostomel. Ai nuk është vrarë më 27 shkurt, siç thuhet në çertifikatën e vdekjes, por është vrarë më parë, mbase mbrëmjen ose natën e 24 duke gdhirë 25 shkurti.

Pse mendoni kështu?

Në internet lexova se ushtarët tanë kanë marrë më 24 shkurt Hostomelin, ku ishin dërguar djemtë më parë. Ata janë qëlluar nga Kievi. Djemtë kanë rënë në rrethim dhe askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Mbi ta është qëlluar dhe bombarduar gjithë ditën. Duhet ta imagjinosh, një aeroport është një fushë e hapur.

Më 25 shkurt ushtarët tanë e kanë marrë sërish Hostomelin, dhe më 26 shkurt u gjet Jevgenij. Por informacioni u dha vetëm më 8 mars. Rreth orës 13.30 ne na morrën në telefon nga njësia e tij dhe na thanë se djali kishte rënë në një betejë në afërsi të Rostov-it (Rostov në Don, një qytet në jug të Rusisë rreth 60 kilometra larg kufirit ukrainas) Unë gati sa nuk e humba mendjen.

Në afërsi të Rostovit në Don?

Nuk e di pse thanë kështu. Mbase sepse ai ndodhej në morgun e Rostovit dhe atje nuk kishin informacione të verifikuara.

Keni folur ndonjërë vitet e fundit me Jevgenijin për Ukrainën?

Të them të vërtetën, jo.

E dini ju, pse ka filluar kjo luftë?

Unë mendoj se po të mos kishim bombarduar ne, ukrainasit do të na kishin bombarduar neve. Zgjidhje tjetër nuk kishte. Por diçka e paparashikueshme duhet të ketë ndodhur. Tani që janë vrarë kaq shumë ushtarë, lufta nuk mund të ndalet. Lufta duhet vazhduar deri në fitore.

Si mendoni, çfarë kërkon Rusia në Ukrainë? Për çfarë ka luftuar Jevgenij?

Djali im ka luftuar për ne, për Rusinë dhe rusët. Që ne të telefonojmë siç po telefonojmë, të pijmë dhe hamë siç po pijmë dhe hamë. Ai nuk e ka humbur jetën kot atje, por e ka humbur jetën për ne, që ne të jetojmë gjatë dhe të lumtur, që tek ne të mos ketë luftë, që tek ne të mos bien bomba.

Në Rusi është e  ndaluar ta quash luftë këtë konflikt. Si mendoni ju vetë, a është luftë apo “operacion special”?

Jo, unë nuk mendoj se kemi të bëjmë me “operacion special”. Kjo është luftë e vërtetë. Unë e kam të qartë se nuk duhet parë si e tillë, por kjo është luftë. Është gjakderdhje./ DW

g.kosovari

Next Post
Ndryshon pista e hetimit: Nuredin Dumanin dyshohet se e nxorrën në pritë të afërm të tij!

Ndryshon pista e hetimit: Nuredin Dumanin dyshohet se e nxorrën në pritë të afërm të tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

Zjarret lanë 12 të vdekur, presidenti i Algjerisë shpall tre ditë zie dhe kërkon dënim me vdekje për piromanët!

August 31, 2026
Elisa e Çudirave

Doktor Berberi

August 31, 2026
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Përleshje te “Kalaja” e Tiranës, plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

August 31, 2026
FOTO/ Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë në dhomën e gjumit trupat e prindërve dhe vajzës 5-vjeçare! Zbulohet një armë, ja për çfarë dyshohet

FOTO/ Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë në dhomën e gjumit trupat e prindërve dhe vajzës 5-vjeçare! Zbulohet një armë, ja për çfarë dyshohet

August 31, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Shtatori erdhi Doktor!

August 31, 2026
Konflikti SHBA-Kanada në ekstrem, Trump kërcënon të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në Liqeni Amerika -

“Irani ka vdekur”- Trump sulmon Teheranin: Një shtet zyrtarisht i dështuar, të gjykohen për krime kundër njerëzimit! Promovojnë gënjeshtra

August 31, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Albulena Haxhiu reagon për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku për Presidentin: Hap i rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit!

August 31, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit akuza të forta Netanyahut: Ai është gjarpri që manipuloi SHBA-të kundër nesh!

Ministri i Jashtëm i Iranit akuza të forta Netanyahut: Ai është gjarpri që manipuloi SHBA-të kundër nesh!

August 31, 2026
Revista prestigjioze “Forbes” vlerëson Tiranën, kryeqyteti shqiptar renditet i pari në Evropë për turizmin e përballueshëm gjatë muajit shtator!

Revista prestigjioze “Forbes” vlerëson Tiranën, kryeqyteti shqiptar renditet i pari në Evropë për turizmin e përballueshëm gjatë muajit shtator!

August 31, 2026
Alarmi i Moskës për luftë bërthamore! Rusia akuzon SHBA-në se po e sheh Evropën si “teatër” të mundshëm të përplasjes atomike

Alarm në qiellin e NATO-s, avionët polakë kapin zbuluesin rus mbi Baltik, reagimet: Provokime nga Moska!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com