• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo është absurde”, gazetari britanik lë pa fjalë zëdhënësin e Izraelit gjatë transmetimit “live” (VIDEO)

by A R
13/05/2024 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari britanik Piers Morgan e ka vënë me shpatulla pas murit, zëdhënësit zyrtar të Izraelit, Avi Heyman. E gjitha bëhet për çështjen e të vrarëve në Palestinë. Kur u pyet se sa terroristë të Hamas ka arritur të vrasë Izraeli, zëdhënësi u përgjigj pa u menduar asnjë sekondë që bëhej fjalë për 14 mijë të vrarë. Mirëpo, kur gazetari kërkoi një numër se sa civilë janë ekzekutuar deri në këtë fazë, ai u justifikua duke thënë se nuk e ka një shifër për shkak se vendi është në luftë dhe se e ka pasur të vështirë për të pasur një numër të saktë. Për gazetarin, referuar të dhënave të Hamas, bëhej fjalë për 40 mijë civilë të vrarë, por Heyman nuk e konfirmoi.

Kjo sipas Piers Morgan është absurde se si Izraeli i ka numëruar se sa terroristë ka vrarë, por nuk ka numëruar se sa jetë civilësh kanë marrë.

“Keni vrarë 40,000 njerëz në Gaza dhe mes tyre shumë civilë, gra dhe fëmijë”, teksa Heyman iu përgjigj duke i thënë “nga numri i Hamasit që ju citoni, më shumë se 14,000 janë terroristë që ne neutralizuam. ”

“Pra, sa civilë mendoni se keni vrarë?”, vijoi Morgan.

“Ne nuk kemi numra të saktë, kështu që siç e dini situata me luftën, shifrat janë mjegull”, vijoi Heyman.

“Meqenëse e dini saktësisht se sa terroristë keni vrarë, duhet të dini edhe sa civilë. Përndryshe, ju po i jepni përparësi jetës së terroristëve mbi jetën e të pafajshmëve,” tha Morgan.

“Ju jeni përfaqësuesi i qeverisë izraelite dhe nuk e dini sa civilë keni vrarë”, këmbënguli Morgan. “Unë nuk e kam atë informacion, nuk jam i autorizuar t’jua jap,” u përgjigj Heyman dhe më pas gazetari britanik shpërtheu: “Kjo që po më thoni është e pakuptimtë. Jeni i autorizuar të më tregoni numrin e terroristëve që keni vrarë, por jo numrin e civilëve? Ju vini këtu si përfaqësues i Izraelit dhe nuk doni të pyeteni se sa civilë keni vrarë sepse nuk e dini. E kuptoni sa qesharake është kjo?’

/a.r

@aljazeeraenglish “You literally have no idea how many civilians you’ve killed.” Piers Morgan says he finds it ‘astonishing’ that Israeli spokesperson Avi Hyman is unable to provide the number of Palestinian civilians killed by Israel’s war on Gaza. #news #piersmorgan #quotable ♬ original sound – Al Jazeera English

Next Post
Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In