• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo e sotmja nuk është vetëm një ndeshje futbolli.. dhe një fotografi e Vuçiç me “Isa Boletinin” në Tiranë

by Roland Qafoku
07/06/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Roland Qafoku

Kur presidenti Aleksandër Vuçiç i tha në formë urdhri trajnerit serb, Dragan Stojkoviç, “shko në Shqipëri dhe fito”, duhet të ketë patur parasysh se si është ndjerë gjatë vizitës në Tiranë më 27 maj 2015.

Teksa në Pallatin e Brigadave, takoi kreun e Kuvendit të asaj kohe Ilir Meta, fotoreporteri Gent Shkullaku e fiksoi në një foto që tashmë është futur në histori. Pamja është me 5 yje dhe e denjë për ta komentuar me 1 mijë fjalë. Me sy të ngrirë përtej xhamave të syzeve dhe me gojën gjysmë të hapur, Vuçiç pothuajse ka ngrirë teksa shikon pikturën në të cilën shfaqet heroi i Mitrovicës Isa Boletini që i afrohej Vlorës atë fundnëntori të vitit 1912. Më pas, e gjitha ishte një zemërim i presidentit serb me fjalën “provokacja” dhe sigurisht një inat i konservuar në enë të mbyllur.

Pas fiks 10 vjetësh, futbolli shqiptar është përballë një sfide, ndoshta më e rëndësishmja në të gjitha dimensionet. Sot, në orën 20.45., kombëtarja jonë do ndeshet në “Air Albania” me atë serbe, në një ndeshje që në aspektin futbollistik ka vlerë determinante. Nëse fitojmë, kemi mundësi të ëndërrojmë për të qenë në finalet e Botërorit. Nëse ndeshja del barazim apo humbasim, shpresat janë pothuajse zero. Por ndërsa në ndeshjen e vitit 2014 në Beograd ne morëm një 3-0 në tavolinë, në ndeshjen në Elbasan u mundëm 2-0.

E megjithatë, me të drejtë gjithçka u quajt triumf, sepse ne arritëm të shkonim në Evropian dhe ishim pikërisht ne që ndaluam Serbinë të shkonte ajo në finalet e Parisit. Triumf ishte edhe organizimi perfekt i ndeshjes në Shqipëri pa asnjë incident, krejt ndryshe nga ajo në Beograd. Vetëm Zoti u shpëtoi jetën futbollistëve tanë nën goditjet me ç’të mundnin dhe thirrjet histerike të tifozëve “Vritini shqiptarët”.

Sot është një histori dhe rrethanë krejt tjetër. Një histori që sado të përpiqesh ta ndash futbollin nga marrëdhëniet mes dy shteteve nuk e bën dot. Fakti është se në 1500 vjet që serbët na kanë ardhur dhe na janë bërë fqinj, ne shqiptarët nuk u kemi shkelur asnjë centimetër tokë.

Ata jo vetëm na kanë shkelur, por na kanë marrë toka dhe territore të tëra. Na kanë pushtuar, na kanë masakruar dhe më e rënda, janë një komb që kanë hartuar platforma shtetërore të qarta për të na shfarosur. Serbët janë gjithashtu ai komb që ndaj shqiptarëve të Kosovës kanë kryer genocidin e dytë më të rëndë, pas gjermanëve ndaj hebrenjve, në historinë e kontinetit evropian.

Ti harrosh këto, ose je budalla, ose je serb. Prandaj, djemtë e kombëtares sonë sot nuk do luajnë thjesht një ndeshje futbolli. Ata sot kanë një mision: Të mundin Serbinë dhe të bëjnë krenar një komb të tërë. Ta mundin dhe të na bëjnë të ëndërrojmë për të qenë në finalet e Botërorit. Dhe nëse kjo do ndodhë, dikush duhet t’ia kujtojë presidentit Vuçiç këtë fotografi historike të Gent Shkullakut. Ndërsa trajneri Dragan Stojkoviç doemos do ti thotë: Zoti president, shkova në Shqipëri, por shqiptarët më mundën. Forca djema! Sot është sfida e sfidave.

Next Post
Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF-tifozëve: Rregullat për të hyrë në stadium, do jeni të vëzhguar me kamera sigurie

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Shkrim atdhetar e i mrekullueshëm.
    Pooooor çe do.
    Ku është fotoja ilustruese e Gent Shkullakut dhe tepër kuptimplotë e Vuçiçit me sfond Isë Boletinin ?
    Mungon në këtë shkrim, e për rrjedhojë, edhe vlerat e shkrimit sikur sfumohen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizike te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com