• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kjo botë e madhe e spiunëve

by
20/05/2015 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli /

 

Çfarë të bën Facebook-u nuk ta bën as Perëndia

 “Falenderoj qytetarin që solli këtë video. Ndaj punonjësit të policisë u morr masë administrative”. Ky është mesazhi i sotëm në Facebook i ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Një mesazh që pothuaj në këtë formë është publikikuar në shumë e shumë raste që kanë të bëjnë me punonjës policie të filmuar nga qytetarë të rastësishëm që denoncojnë kundravjatje nga më të ndryshmet. Si në rastin e Korçës pak javë më parë ku një djalë i ri u dhunua fizikisht në mes të rrugës apo dhe raste të tjera të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Tahiri ndërhyn menjëherë mbas çdo shfaqjeje të llojit Big Brother që ka të bëjë me policinë dhe kjo është një gjë e mirë. Sepse është një argument i shkëlqyer praktik i proverbit të vjetër që kush bën edhe pëson! Pikërisht çfarë nuk ka ndodhur në vite e vite me rradhë në Shqipëri me kulturën e pandëshkueshmërisë. E cila niste që me kalimin me të kuqe të semaforit nga uniformat blu, për shembull dhe përfundonte deri me ndarjen ulëritëse të detit me fqinjin apo me miliona e miliona euro që hidheshin njëlloj si ujë në det në projektin e rrugës së Kombit. Për të mos folur për shpërthimin që vrau 26 vetë në Gërdec apo ekzekutimin që barbaria e bërë sërish në transmetim live të katër qytetarëve pa gjyq në mes të Tiranës, ku nuk është ndëshkuar askush ose janë ndëshkuar armët, por jo kush qëlloi me armë.

Tirana, por dhe gjetkë rrugët e Shqipërisë janë shndërruar në skenën gjigante të vëzhgimit 24 orë në 24. Një shumicvë dërmuese krimesh janë zbardhur apo kanë shkuar në zbardhje e sipër për shkak të kamerave të sigurisë që biznese të shpërndarë gjithkund kanë regjistruar dhe më pas i kanë dorëzuar në polici. Falë këtyre kamerave, qytetarët janë bërë dëshmitarë të krimeve të jashtëzakonshme dhe ngjethëse në dinamikën e ekzekutimit të krimit. Kanë ngjallur tmerr, por natyrisht dhe shpresë për ndëshkimin e mundshëm të kriminelëve. Sepse teknologjia po ndryshon botën e gjithësecilit. Tashmë, çdo qytetar është përfundimisht një gazetar dhe secili nga ta, minimalisht ka gazetën e tij personale dhe virtuale, Facebook-un, nga ku, më shpejt se çdo epidemi, lajmi mund të shkojë në çdo cep të botës. Dhe për të mbetur në këtë botën tonë të vogël në Tiranë, po nga gazeta e tij vetjake dhe virtuale, ministri i brendshëm Tahiri falenderon më pas kolegun gazetar dhe i konfirmon gjithë lexuesve të tij për ndëshkimin që i dha vartësit të tij administrativ.

 

Next Post

Tiranë, grabitet me armë një bankë tek rruga e Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com