• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kjo 112-vjeçare nga Korça jeton, por shteti e ka fshirë nga lista e të gjallëve

by A R
11/07/2017 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lagjen e “francezëve” në periferi të qytetit të Korçës jeton një 120 vjeçare.

Quhet Xhemile Spahillari, nënë e katër fëmijëve,dy djem dhe dy vajza si dhe shumë nipa e mbesa e stërnipa e stërmbesa.

Aq shumë ka sa 112-vjeçarja e ka të vështirë të thotë sa janë edhe duket se ka një kujtesë për t’u admiruar për moshën e saj. Ka lindur në fshatin Zvezdë të Korçës me 9 mars të vitit 1905 dhe ka nr e letërnjoftimit 203376. E kemi gjetur të shtrirë në një nga divanët e dhomës ku duket kalonte kohen më të madha gruaja që ka kaluar një shekull jetë, por sa ka parë që në dhomë kanë hyrë mysafirë është ngritur për t’u vendosur në një tjetër divan të së njëjtës dhomë.

Dhe gjënë e parë që ka bërë sapo është ngritur nga rrobat ishte të rregullohej edhe për tu dukur sa më mirë para mysafirëve. Siç bëjnë zakonisht gratë korçare. Nuk dëgjonte mirë dhe drita që hynte nga dritarja duket se ja vriste sytë. Por, për moshën duhet thënë se kishte një kujtesë për tu pasur zili.

“Kush jeni ju?”, na drejtohet e moshuara. Familjarët tregojnë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në fshatin Zvezdë aty ku dhe ka lindur, prej diçka më tepër se 15 vitesh jeton në Korçë me njërin nga djemtë. 112-vjeçarja për çudi, sipas Asllanit, të djalit më të cilin jeton, nuk figuron në regjistrin e gjendjes civile, ndaj dhe për këtë arsye nuk ka votuar prej shumë vitesh.

Akoma më tej gruaja që prej 12 vitesh ka kaluar një shekull jetë nuk ka përfituar asnjëherë pension, madje edhe qoftë një ndihmë sociale për të plotësuar nevojat e saj. Ajo thotë se ka punuar dikur në kooperativë, por Asllani djali i saj ngul këmbë se nuk ka punuar qoftë dhe një ditë në kooperativë.

Të gjithë këtë Asllani e lidh me atë se në kohën kur ajo ka qenë e aftë për punë, burrat nuk i lejonin gratë të dilnin në punë. Mirëpo, Xhemilja ngul këmbë se i takon një pension, lekë, të cilat thotë se do ia jepte familjes ku jeton, kjo edhe për të mos ju bërë barrë, pasi nuk është se jetojnë në gjendje të mirë ekonomike.

Xhemile Spahillari, gruaja 112-vjeçare, gjatë bisedës na tregon për shumë luftëra, në veçanti për luftën e Dytë Botërore edhe për atë se nga shpërthimi i një predhe në banesën e tyre kanë mbetur të vrarë katër veta dhe tre të tjerë të plagosur. Në atë kohë si shumë familje shqiptare, jetonin shumë njerëz, dhe si familje e madhe jetonin në një shtëpi e madhe. Njerëzit që humbi ishin kushërinjtë e saj.

Gruaja pa të ardhura

Mbi të gjitha gruaja më shumë se një shekullore ka nevojë për asistencë mjekësore ashtu siç ka nevojë për një ndihmë ekonomike, qoftë dhe për të përballuar sado pak shpenzimet e saj. Për djalin e saj, 112-vjeçarja nuk duhet të hiqej nga regjistri i gjendjes civile për sa kohë që është gjallë, ashtu siç askush nuk duhet ti hiqej e drejta e votës.

Të gjitha këto e kanë bërë familjen e 112-vjeçares të ndjehen keq, pasi të kesh një njeri të gjallë dhe nuk figuron në asnjë regjistër të shtetit shqiptar. Shteti dhe procedurat burokratike 112-vjeçarja nuk ka përfituar asnjë herë pension.

Por,akoma më tej nuk ka përfituar as ndihmë ekonomike pa thënë pension social. Kur janë njohur me rastin nga njëra anë shërbimi social tha se nga këto zyra nuk përfiton ndihmë ekonomike, ndërsa nga sigurimet shoqërore thanë se së pari rasti duhet verifikuar dhe më pas duhet verifikuar nëse ka tokë në fshatin ku ka jetuar më parë.

Shkurt, burokraci pa fund. Sigurisht kjo grua më një moshë aspak të zakonshme do të jetoj aq shumë gjatë sa nuk lejohet shkelja e ligjit. Për një grua që tashmë më tepër se kurrë ka shumë nevojë nga të gjithë.

Me t’u njohur me rastin e radhë në vendin tonë fondacioni “Kenedi” me qendër në Korçë është treguar i gatshëm, jo vetëm për asistencë mjekësore, por dhe ndihma të tjera të domosdoshme për këtë grua shekullore.

Reagimi i Zyrës së Gjendjes Civile Nga ana e Zyrës së Gjendjes Civile të bashkisë së Korçës, përgjegjësja e kësaj zyre, Oli Bala ka bërë të ditur se me një urdhër të drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile të gjithë 100-vjeçarët janë hequr nga regjistri. E gjithë kjo për të mos pasur spekulime me listat e personave që nuk jetojnë. Por, Bala tha se mjafton që një nga pjesëtarët e familjes në momentin kur ka parë se një person për arsye moshe nuk ndodhet në regjistër duhet të marrë kontakt me përgjegjësen për zgjidhjen e këtij problem.

“Në momentin kur një nga pjesëtarët e familjes tregon se personi mbi 100-vjeçar i hequr nga regjistri është gjallë ne shkojmë për të verifikuar rastin dhe pas këtij verifikimi e rifusim edhe një herë tjetër në regjistrin e familjes. Deri tani nuk kemi pasur një kërkesë nga familjarët. Tani pas këtij sinjali sigurojmë se do të merremi me rastin”, ka theksuar Bala.

Ajo mund të jetë gruaja më vjetër në Shqipëri, mbase e vetmja, por shteti jonë e ka fshirë fare nga lista. Për të faktuar si dokument moshën mbi 100-vjeçare, familja ka ruajtur pasaportën e lëshuara në kohën e regjimit komunist, shkruan “Shekulli”.

Një dokument që mbase radhë familje shqiptare mund ta kenë ende edhe sot e kësaj dite. Letërnjoftimi është lëshuar në datën 24 Tetor 1980, numri 12, fleta 70; numri i regjistrit të letërnjoftimit është 32376, e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Pojan. Ajo është firmosur nga nëpunësi Bexhet Shaholli. Emri i saj Xhemile Spahillari, emri i babait Hasan, ndërsa i nënës Refide. Xhemilja ka lindur më 9 mars të vitit 1905, në Zvezdë të Korçës. Mbi bazën e këtij letërnjoftimi aty e ka pasur edhe vendbanimin.

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Sikur zgjedhjet e 25 Qershorit të ishin si zgjedhjet në PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

Hyn sot në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë/ Përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat

January 1, 2026
Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

January 1, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

January 1, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

January 1, 2026
Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com