Presidenti Ilir Meta dhe homologia kroate Kolinda Grabar-Kitarović, në kuadër të vitit kombëtar të heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”.
Ata u takuan dhe u përshëndetën me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë, etj.
Presidentja e Kroacisë tha se, “Arbanasit kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin dhe mbrojtjen e Kroacisë. 11 luftëtarë Arbanas nga famullia e Zarës dhën jetën për Atdhe.”
Duke cituar shkrimtarin e madh kroat, priftin françeskan Andrija Kaçuç Mioshiç vuri në dukje se: “Nuk ka lindur nëna hero më të madh se Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”
/b.d