Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, pasi mbajti një fjalim në foltoren e Parlamentit të Shqipërisë i është drejtuar Durrësit.
Presidentja e Kroacisë ka deklaruar të enjten, gjatë ceremonisë së prezantimit të projektit për menaxhimin e ndotjes detare e bregdetare në Adriatik, se duhet “të reagojmë së bashku për të parandalur aksidentet në Adriatik e mbrojtur mjedisin detar nga ndotja”.
“Duhen fonde dhe kapacitete për të pastruar brigjet e plazhet tona nga të gjitha llojet e ndotjes”, deklaroi Kolinda Grabar-Kitaroviç.
a.ç










