• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kishte zhurma” – Turistët polakë çojnë në gjykatë hotelin shqiptar, kërkojnë dëmshpërblim për pushime stresuese

by Os De
24/10/2025 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turistë polakë në Shqipëri, të cilëve pushimi iu kthye në stres nga zhurmat iu drejtuan gjykatave në Poloni për zhdëmtim. Çështja kaloi në Gjykatën Europiane. Tani ajo forcon të drejtat e pushuesve. 

Ditë të tëra zhurmë ndërtimesh në vend të pushimeve idilike. A mund të kërkojnë zhdëmtim të plotë pushuesit që prenotojnë paketa turistike all inclusive, kur nuk përmbushen standardet dhe pushimet kthehen në makth? 

Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës Europiane me seli në Luksemburg në rast të mangësive të mëdha në shërbim dhe kushteve të papërshtatshme gjatë pushimeve turistët që prenotojnë paketë all-inclusive kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim me çmimin e plotë të paguar. Shuma e plotë e paguar duhet t’i kthehet pushuesit edhe nëse ai ka shfrytëzuar vetëm pjesërisht disa nga elementët e paketës, në rast se pushimet kthehen në shqetësim dhe humbet interesi për to, gjykon trupa e gjyqtareve dhe gjyqtarëve në Luksemburg. 

Hotel me pesë yje dhe me zhurmë ndërtimesh 

Procesi kishte të bënte me pushues polak, që kishin prenotuar një paketë all inclusive në një hotel me pesë yje në Shqipëri. Sapo ata mbërritën në hotel u shqetësuan nga zhurma e punimeve, pasi pishina e hotelit të tyre duhej të shembej me urdhër të autoriteteve. Punimet e shembjes së objektit zgjatën katër ditë. Gjithashtu pushuesve u duhej të prisnin në radhë të gjata për ushqimin dhe pasditeve ishte hequr nga lista oferta e mëparshme një vakt i ndërmjetëm. Në tri ditët e fundit të pushimit në të njëjtin objekt filluan punime ndërtimi për zgjerimin e hotelit. 

Odiseja juridike në kërkim të zhdëmtimit 

Nga një gjykatë në Poloni pushuesit kërkuan zhdëmtim dhe kthimin e pagesës. Gjykata polake iu drejtua Luksemburgut. Tani Gjykata Europiane konstaton, se zhdëmtimi me kthimin e plotë të pagesës së pushuesve është në përputhje me ligjin e BE-së. Por operatori turistik nuk mund të dënohet me gjobitje për dëmin. Po ashtu nuk mund të ngrihet pretendim për zhdëmtim, kur në mes është një palë e tretë përgjegjëse për mangësitë dhe nëse ato as nuk kanë mundur të parashikohen dhe as nuk mund të shmangeshin, argumentojnë gjyqtarët e Luksemburgut. 

Tani gjykata kombëtare në Poloni duhet të sqarojë, nëse operatori turistik apo menaxhuesi i hotelit kanë qenë të informuar për procedurën e autoriteteve që dhanë urdhërin për shembjen në objekt. Në këtë rast operatori turistik nuk mund të lirohet nga detyrimi për zhdëmtim kundrejt pushuesve. Rasti konkret do të vlerësohet tani nga një gjykatë në Poloni. 

DPA 

 

 

Next Post
Spitali reagon zyrtarisht për Nanon: Pësoi arrest kardiorespirator. Gjendja e rëndë

Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjëndja shëndetësore e Fatos Nanos?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com