Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 18-vjeçar është mbytur në liqenin e Lunxhërisë.
Mësohet se i riu kishte shkuar për peshkim në liqen në fshatin Erind por është gjetur i mbytur.
Kanë qenë disa kalimtarë që kanë parë trupin e 18-vjeçarit R.Halili mbi ujë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Gjirokastrës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa pritet dhe ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.
Një ditë më parë një 19-vjeçar humbi jetën në Tiranë teksa peshkonte./a.m.











