• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kishte rryma të nëndheshme në PD…”/ Açka: Ndoshta kanë qenë aty dhe nuk i kemi kuptuar

by Java News
29/03/2023 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, depozitoi të hënën në KQZ rreth 20 emra kandidatësh për kryebashkiakë nga 61 gjithsej. Katër prej tyre dhanë dorëheqjen ende pa u futur në garë, ndërsa një tjetër e dogji mundësinë duke tejkaluar limitin kohor që njeh ligji për t’u regjistruar.

Ndërkohë, kryetari i PD-së së Shkodrës është shprehur se pavarësisht se nuk garojnë me emër, nuk do të mbështesin kandidatin e Berishës dhe Metës, Bardh Spahinë.

Vëmendja në PD-në zyrtare të Shkodrës do të fokusohet te këshillat bashkiak. Korça po ashtu ka një tjetër situate, ku përveç kandidatit janë tërhequr edhe të gjithë kandidatët për këshilltarë bashkiakë. E paralelisht ka një betejë të hapur ligjore nga pala e Alibeajt për koalicionin e Berishës dhe Metës që Apeli pritet ta shqyrtojë të enjten.

Për këto zhvillime u diskutua në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN ku e ftuar ishte deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për “rryma në nëndheshme”.

“Në momentin që Berisha nuk po lëshonte pe, nuk kishte ndërmend të hynte me ne në aksion të përbashkët. Nuk mund të thuash ejani se është dera e hapur kur ke një vit që vetëm sulmon. Ne e filluam tryezën. Bardhi u mandatua që të hynte në bisedime me zotin Paloka.

Tani po i kthehem shumë intervistave të kolegëve të mi, të grupit tonë parlamentar, të grupit të Rithemelimit dhe po shoh që ajo që unë dyshoja për disa rryma të nëndheshme, të cilat ndoshta kanë funksionuar edhe jashtë dëshirës dhe principeve, kanë qenë aty dhe nuk i kemi kuptuar. Fakti që ne në 48 orët e fundit duhet të vendosnim për kandidatët e Partisë Demokratike, të vulës, është një gjë që e ka minuar këtë proces dhe e ka bërë shumë të brishtë.

Unë jam duke e tretur, nuk mund të flas dot para kohe. Dua të di kur ka filluar agjenda e dytë, e cila nuk është e të gjithë bashkë. Këto pikëpyetje i kam me palën time, Rithemelimi është në të drejtën e vet. Ne duhet të kishim dalë herët me kandidatë”, tha Açka./m.j

Next Post
“E di kush jam unë, pse më sheh”/ Si nisi sherri që përfundoi me dy të vrarë në qendër të qytetit të Kavajës

“E di kush jam unë, pse më sheh”/ Si nisi sherri që përfundoi me dy të vrarë në qendër të qytetit të Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In