Policia ka zbuluar një parcelë me 60 rrënjë kanabisi në fshatin Doshnicë të Zagories dhe ka arrestuar pronarin e tokës.
Personi është Sokol Dine 40 vjeç dhe mendohet se është kultivuesi i parcelës me kanabis. Forcat e Komisariatit te Policisë së Gjirokastrës në bashkëpunim me specialistët e antikanabisit të Drejtorise së Policisë Vendore të Gjirokastrës kanë kapur 40 vjeçarin pas sinjalizimeve nga banorët./l.m