Trupi i 26 vjeçarit Dorjan Puja ka dalë në sipërfaqe i pajetë, pasi ishte zhdukur që në dhjetor të vitit të kaluar. Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë familja e cila kishte ditë që nuk fliste me të.
Policia dhe zjarrëfikësit e Breshias në Itali kanë nisur kërkimet, por nuk kanë arritur të gjejnë gjë.
Madje për zbulimin e tij është ngritur dhe një helikopter. Por ai është zbuluar vetëm dje në darkë, fatkeqësisht i pajetë.
Policia shprehet se ai ishte zhdukur, fill pasi kishte tentuar që të grabiste një vilë. Mbetet ende mister nëse i riu shqiptar është vrarë apo gjithçka ka qenë aksidentale./java/a.k










