Një turist i moshuar malazez ka humbur jetën teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Shkodrës pasditen e sotme, pasi shfaqi edhe komplikacione shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, kur një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi shoku i tyre me inicialet M. N., 71 vjeç, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital”, bëri me dije policia vendore.
Nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se turisti ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. “Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, sqaron policia vendore.