• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kishim një mision të përbashkët, të ringriheshim nga rrënojat dhe të vazhdonim përpara

by A R
26/11/2020 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Çuçi

Sot një vit nga tërmeti apokaliptik i 26 nëntorit, që mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra të tjerë dhe la pa strehë mijëra familje. Isha në Durrës një ditë pas katastrofës kur sapo u ngarkova nga Qeveria si Ministër Fuqiplotë për Menaxhimin e Situatës pas Tërmetit. Veç ngushëllimit për familjet e atyre që humbën jetën, sot një vit më pas dua të shpreh edhe një falenderim të madh për të gjithë ata me të cilët punova për më shumë se dy muaj.

Një skuadër fantastike, me të cilët bëmë një punë të jashtëzakonshme dhe kishim një mision të përbashkët; të ringriheshim nga rrënojat dhe të vazhdonim përpara, me besim dhe shpresë se ditë më të mira do të vinin e gjithçka do të rindërtohej, siç në fakt po rindërtohet.

Faleminderit ekipeve të kërkim shpëtimit nga Kosova, Italia, Turqia, Greqia, Franca, Zvicra, Izraeli, Rumania, Serbia etj. Faleminderit Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit.

Faleminderit skuadrave të ndihmës humanitare, duke nisur që nga mjekët, infermierët dhe gjithë shërbimi spitalor; mësuesit dhe edukatorët, Autoriteti Portual e Bashkia Durrës, Emergjencat Civile, Rezervat e Shtetit, rrjeti i vullnetarëve vendas e të huaj, fondacionet “Fundjavë Ndryshe’”, “Shqiptarët për Shqiptarët” e “Gjurmë Shqiptare”; qytetarët e bizneset e hotelerisë që hapën dyert për strehimin e familjeve të mbetura jashtë.

Faleminderit ekipit të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve, duke nisur me Institutin e Ndërtimit dhe kreun e atij institucioni, inxhinierin Agron Hysenlliu, i cili për fat të keq nuk është më sot mes nesh; mbi 500 inxhinierëve nga FSHZH, ASHK, Universiteti Politeknik i Tiranës, bashkitë e vendit dhe 81 ekspertët e huaj të ardhur nga 11 shtete; OSHEE; Ujësjellës Kanalizime dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Faleminderit prefektëve dhe kryetarëve të 11 bashkive në 3 qarqet e prekura nga tërmeti; Tiranë, Durrës, Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Shijak, Rrogozhinë, Kurbin, Mirditë e Krujë.

Faleminderit Bashkimit Europian, OKB-së e Bankës Botërore; Ambasadori Luigi Soreca, Brian J.Williams, Limya e Maryam.

Faleminderit për strukturat e shtabeve: Rovena, Etjen, Ermira, Ornela, Hantin, Ardian, Artan, Besfort, Dajna, Ilir, Fjori, Klodiana, Linda, Vali, Thanasi, Eridana, Lori etj.

Faleminderit skuadrës fantastike që hartoi Raportin e Vlerësimit të Nevojave pas Tërmetit (PDNA), me në krye kolegen Milva Ekonomi dhe gjithë ekspertët e tjerë vendas e të huaj që punuan me dhe pa orar për të bërë gati në kohë rekord një prej dokumenteve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

Ndjesë shumë nëse kam harruar të përmend dikë, por kushdo që ka dhënë kontribut në ato ditë të vështira, ka mirënjohjen time të thellë dhe të mbarë shqiptarëve. Solidariteti i atyre ditëve e javëve me radhë ishin një shembull domethënës i forcës njerëzore për t’u ringritur pas çdo fatkeqësie e zemërate të natyrës.

Falë lidershipit të jashtëzakonshëm të kryeministrit Edi Rama ia dolëm që në Konferencën e Donatorëve të kishim një sukses që askush s’e mendonte më parë. Bashkuam zemrat dhe mendjet e miqve e partnerëve ndërkombëtarë, që angazhuan 1.15 miliardë euro për Shqipërinë. Një solidaritet ky i pashoq, për të cilin ne shqiptarët i jemi thellësisht mirënjohës çdo shteti e organizate që do të na ndihmojë me rindërtimin.

Next Post
Rastet e reja me Covid në SHBA, regjistrohet rekord ditor

Rastet e reja me Covid në SHBA, regjistrohet rekord ditor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

pellumb karameta

Pse nuk mund të imponohet një qeveri teknike?

November 12, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina në treg!

November 12, 2026
Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

Përsëri pa “tym të bardhë”! Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!

November 12, 2026
Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In