• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kishim frikë për veten dhe burimet”, studiuesi i organizatave mafioze tregon pse nuk përmend emra

by A R
05/12/2017 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabian Zhilla, pedagog, është ekspert i sigurisë publike, doktoruar në Britaninë e Madhe dhe specializuar në ShBA. Dy ditë më parë, së bashku me Besfort Lamallarin ka publikuar një studim  me titull “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”.

E kur bëhet fjalë për mafia, krime, grupe të organizuara, e kur të gjitha këto përzihen me politikën, kurioziteti është i madh dhe informacioni konsumohet si buka e sapo dalë nga furra.

Studimi zuri vend në median online dhe atë print.

Pas viteve ’90 është folur shumë për grupet e organizuara kriminale, kohë kur këto të fundit lulëzuan dhe shpërthyen si kërpudhat pas shiut. Por si çdo gjë e re në Shqipëri, edhe këto grupe nuk kanë një traditë e për më tepër nuk kanë rregulla, të shkruara apo të pashkruara! Për këto arsye shumica prej tyre nuk kanë mbijetuar gjatë, të tjera vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin të ndihmuara edhe nga politika, e cila i ka dhënë një dorë të mirë që ato të jenë të fuqishme, shpesh herë më shumë se sa vetë shteti!

Për të mësuar më shumë rreth organizatave kriminale në vend dhe çfarë ka më tej në këtë studim, ‘Dita’ ka intervistuar një nga autorët, Fabian Zhillën.

Në studimin prej 130 faqesh, përmenden histori, fakte, në pjesën më të madhe të tyre të njohura, por nuk citohen emra konkretë të organizatave apo drejtueseve të tyre.  Zhilla e ka një përgjigje për këtë moment që në pamje të parë duket si mungesë, pasi të bën që pritshmëritë t’i kesh të larta për të mësuar dhe zbuluar më shumë…, “i jemi shmangur emrave për të mbrojtur veten dhe burimet tona”, shprehet ai.

Fabian Zhilla thotë për ‘Dita’ se Shqipëria është një vend problematik sa i përket krimit dhe organizatave kriminale. Madje, ai shkon më tej duke pohuar se politika ka qenë e lidhur me krimin që në fillimet e tij dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. “Në studimin tonë ne kemi cilësuar se nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në 10 vitet e fundit e ka parë atë si partner dhe anasjelltas”, shprehet  autori.

Më poshtë intervista mbi studimin “Evoluimi i strukturave të organizuara kriminale në Shqipëri”.

 -Si ia keni dalë të sillni këtë hartë dhe të zbuloni detaje rreth aktivitetit të tyre?

Ne jemi mbështetur në intervista me ekspertë të fushës si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë njohje dhe jetojnë në rrethet që kanë qenë objekt studimi i yni. Ndërkohë kemi bërë edhe “crosschecking” të informacionit nga disa burime të ndryshme për të qenë sa më profesional.

-Ju flisni në studimin tuaj për grupe kriminale apo për organizata mafioze?

Ne flasim për grupe kriminale. Me shumë sesa ndryshim juridik, termi “organizatë mafioze” është term i fushës se kriminologjisë. Dallim kryesor është se organizata mafioze ndër aktivitetet kriminale të shumta ofron shërbime të tilla si mbrojtja, mbledhja e borxheve dhe përdor presionin dhe shantazhin në përfitim të organizatës mafioze.

-Kur janë fillesat e tyre të para, bëhet fjalë për grupe të krijuara pas ‘90-s apo jo?

Ka grupe të cilat i kanë fillesat e tyre që në vitet ‘93 dhe që kanë arritur t’i qëndrojnë madje dhe të integrohen fuqimisht në ekonomi dhe politikë.

-Pse i jeni shmangur përmendjes së emrave?

Organizatat në fjalë janë organizata shumë të fuqishme me njohje dhe asete të shumta financiare. I jemi shmangur emrave për të mbrojtur veten dhe burimet tona. Ndërkohë, qëllimi i studimit nuk është evidentimi grupeve konkrete, por më shumë pasqyrimi i rrezikut dhe përhapjes së krimit të organizuar në nivel kombëtar.

-Ju tregoni edhe për familjet kriminale, na tregoni pak më shumë ku ndodhen ato dhe çfarë karakteristikash kanë?

Të ashtuquajtura “familje” kriminale ndodhen në të gjitha qytetet që ne kemi përmendur, por ato më të rrezikshmet janë në qytetet e Shkodrës, Fierit, dhe Durrësit.

-Po grupet kriminale, në çfarë lloje krimesh janë të përfshira më tepër?

Në përgjithësi grupet kriminale janë të përfshira kryesisht në trafikun e narkotikëve, qenieve njerëzore dhe pastrim parash.

-Sipas asaj që ju keni studiuar, cili qytet shfaqet më i rrezikshëm për sa i përket kriminalitetit nga këto grupe?

Aktiviteti më i rrezikshëm është trafiku i drogave të rënda.

-Po “familja”?

Paçka se dhe “familjet” janë të përfshira në trafikun e narkotikëve, disa prej tyre janë të përfshira edhe në trafikun e qenieve njerëzore dhe gjobvënie.

-Besoj jeni njohur edhe me histori interesante eliminimesh njerëzore, cila të ka bërë më shumë përshtypje?

Të gjitha organizatat tashmë janë sofistikuar duke përdorur vrasjet me pagesë dhe eksplozivët. Ndër më të dhunshmet janë ato të qytetit të Shkodrës.

-Fabian, këto grupe veprojnë si organizata të mirëfillta, ku respektojnë rregullat e vendosura prej tyre apo janë organizata pa bosht që janë ndërtuar rishtazi?

Këto organizata janë të mbështetura në lidhje familjare dhe shoqërore pa një hierarki specifike. Kryesisht drejtohen nga një grup të besuarish ose nga kryefamiljari i familjes.

-Sa i rrezikuar është vendi nga këto organizata?

Rreziku i këtyre organizatave sa vjen dhe rritet pasi tashmë ata janë të përfshirë në ekonomi, politikë si dhe në jetën sociale. Është bërë shumë e vështirë t’i dallosh nga bizneset e ligjshme, ndërkohë që ata vazhdojnë të jenë pjesë aktive e botës së krimit ndërkombëtar.

-Po shteti çfarë ndikimi ka patur dhe ka tek to?

Ndikimi i shtetit është minimal pasi organizatat kriminale disponojnë asete financiare të konsiderueshme të cilat ju kanë mundësuar atyre të korruptojnë jo vetëm segmente të agjencive ligjzbatuese në nivel lokal por edhe qendror.

– A është e lidhur politika shqiptare me krimin?

Politika ka qenë e lidhur me krimin që në fillimet e tij dhe vazhdon të ketë lidhje me të edhe sot. Madje në studimin tonë ne kemi cilësuar se nëse krimi deri përpara vitit 2005 e shihte shtetin si konkurrent, në 10 vitet e fundit e ka parë atë si partner dhe anasjelltas.

-Çfarë roli ka drejtësia në këto grupe apo familje, i ka ndihmuar apo i ka penguar më shumë në aktivitetin e tyre?

Tashme është fakt i njohur lidhja e botës së krimit me gjyqtarë, prokurorë dhe policë të korruptuar.

-Aktualisht, sa të fuqishme janë organizatat kriminale apo familjet në vendin tonë?

E thashë më sipër që janë shumë të fuqishme. Tashmë investimet e tyre janë kudo në hoteleri, turizëm, lojëra fati, por të fshehura dhe në biznese të njohura mbase dhe në media.

-Sa ju ka ndihmuar Ambasada Amerikane në këtë studim?

Në këtë studim kemi qenë të vetëm dhe nuk jemi mbështetur nga asnjë ambasadë apo institucion shtetëror, kjo për të ruajtur integritetin e punës dhe profesionalizmin tonë. Një ndër qëllimet e studimit tonë ka qenë të flasim për krimin e organizuar “shqip” dhe të japim versionin tonë të ngjarjes. Pasi deri më tani kanë qenë organizatat ndërkombëtare dhe politika që kanë folur dhe shpesh kjo temë është politizuar ose është trajtuar me shumë steriotipe.

-A keni marrë ndonjë kërcënim drejtpërdrejt apo indirekt?

Jemi përpjekur për të qenë sa më profesionistë dhe të kujdesshëm. Por sigurisht që kemi pasur probleme gjatë mbledhjes së të dhënave në terren. Por sigurisht nuk dimë çfarë do të ndodhi pas daljes në dritë të gjetjeve te raportit.(Entela Resuli-DITA)

Next Post
‘I lashë një letër pasi e pashë në lokal dhe pastaj…’, Cana rrëfen si u njoh me Monikën

'I lashë një letër pasi e pashë në lokal dhe pastaj…', Cana rrëfen si u njoh me Monikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In