• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kishim ditë që ecnim pa ndalur, pa ngrënë ushqim”, Diana rikujton ikjen nga lufta në Kosovë

by A R
20/11/2022 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diana, një shqiptare nga Kosova ka ardhur në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan për t’i dhënë një mesazh një njeriu me të cilin nuk ka aspak lidhje gjaku. Por përpara se të na zbulojë se kë ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ajo nis të tregojë pak për veten.

Diana vjen nga Podujeva dhe sot që është 28 vjeçe, ndërsa i rikthehet kujtimeve të së kaluarës, mendon se janë pikërisht situatat që ka kaluar që herët të cilat e kanë bërë të zbulojë veten prej një moshe të vogël.

Diana: Një situatë të cilën e rikujtoj shpesh është një situatë me gjyshin tim, i cili gjithnjë më mbante nga dora ndërsa ecja luftës.

Ardit Gjebrea: Janë ato ecjet që edhe ne i kemi në memorien tonë si komb, padiskutim. Ato ecjet e gjata, ato karvanet me njerëz që iknin nga lufta dhe tashmë të parafytyrova me gjyshin që të mbante për dore.

Diana: Është një figurë e cila ngulitet në mendje edhe pse jeta vazhdon dhe ne duam t’i harrojmë ato, por prapë janë pjesë të cilat, shpeshherë them edhe kur bëj prezantime përgjatë botës, them se është pjesë e cila neve na ka bërë të fortë dhe ne tashmë jemi krenarë edhe pse kemi mbijetuar disa prej nesh, në atë situatë aq të vështirë. Ato ecjet që ju i përmendët janë pak më të kthjellëta në memorien time për arsye se aty e pashë veten se çfarë personi jam.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Diana: Ishte një situatë kur unë mbaja përdore gjyshin tim dhe mbrapa shihja mamanë e cila mbante motrën, im atë ecte me gjithë valixhet që familjarët kishin, gjyshi gjithashtu dhe shihja para meje familjarë të tjerë që ecnin, mbanin mbi supe fëmijët e tyre. Dhe unë hedh një sy tek gjyshi dhe shoh që ai ndihej shumë i lodhur, kishim ditë të tëra të cilat ne ecnim rrugës dhe pa ndalur ndoshta, pa ngrënë ushqim.

E di se mami mbante me vete një qese me sheqer që neve fëmijëve të mos na binte të fikët përgjatë rrugës dhe në ato momente hedh një sy tek gjyshi dhe e shoh se sa shumë ai e vuante që nuk mund të më mbante mua mbi supe sepse edhe vetë kishte arritur një moshë e cila ishte pak delikate, ai mezi e mbante edhe veten që të ecte, nuk ishte e lehtë për asnjë person ajo situatë. Dhe unë i drejtohem i them “o gjyshi, i sheh ata fëmijët para? I kanë bërë nga 5, 6 vjeç, 7 vjeç dhe familjarët e tyre i mbajnë mbi supe? Sa e turpshme që është ajo!”

Edhe pse unë me vete doja që dikush të më mbante mbi supe por doja që ta largoja në një moment të caktuar atë dhimbjen që ai e mbante përderisa më mbante mua në dorë. Dhe kjo ka qenë një situatë të cilën e kam reflektuar më vonë, kur fillova të punoja me fëmijë dhe e ndieja se çdo gjë që e bëja, e bëja me një dashuri tejet të madhe, e cila më rridhte nga shpirti dhe thoja ka filluar që herët kjo punë.

/a.r

Next Post
Balluku në aksin Burrel-Klos: Të gjitha skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Balluku në aksin Burrel-Klos: Të gjitha skuadrat e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

May 10, 2026
Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

May 10, 2026
Sulmi ndaj Gonzatos,  BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

Sulmi ndaj Gonzatos, BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

May 10, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

May 10, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

May 10, 2026
Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

Anija tregtare u sulmua pranë Dohas, Irani: Paralajmërim për vështirësi në Hormuz për vendet me sanksione

May 10, 2026
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, Rama: Tregon besimin e partnerëve ndërkombëtarë

May 10, 2026
VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

VLEN mblidhet në kongres, Kurti krah Mickoskit! Mungon himni shqiptar

May 10, 2026
Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

Rama: “EU4Municipalities II”, ura e re mes BE-së dhe pushtetit vendor në Shqipëri

May 10, 2026
Vizita e Altin Dumanit në SHBA/ Karamuço: Ja çështja kryesore që është diskutuar

Protesta e Berishës mes tensioneve, Karamuço zbulon detaje: Të rinj dhe shtetas italianë u paguan për molotovët

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In