• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kisha ruse refuzon takimin e Kretës, i pari për ortodoksinë pas 1200 vjetësh

by Aalison Pearse Stevens
19/06/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo e kësaj të diele pritej të ishte mbledhje historike dhe më e madhja që prej vitit 787, për të cilën janë dashur 55 vite përgatitje dhe organizim.

Por Kisha Ortodokse ruse ka refuzuar edhe thirrjen e minutës së fundit për të marrë pjesë në takimin e parë të të gjithë udhëheqësve të kishës prej më shumë se 1220 vitesh. Rusia njoftoi se nuk mund të merrte pjesë në Këshillin e Madh të Shenjtë, mbledhje që do të zhvillohet në ishullin grek të Kretës, e ku do të mungojnë edhe disa prej kishave të tjera.

Konkretisht, Kisha e Antioch, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë kanë refuzuar kohë më parë pjesëmarrjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi organizimin e takimit. Në këtë mbledhje historike ishin ftuar 14 kisha, që përfaqësojnë mbi 300 milionë besimtarë.

Ekspertët thonë se vendimi i marrë nga Kisha ruse, e cila përfaqëson rreth 100 milionë besimtarë, thekson edhe njëherë përçarjet e gjata mes të krishterëve ortodoksë.

Shkak është bërë edhe një betejë për pushtet mes Rusisë dhe Patriarkut Ekumenikal të Kostandinopojës, Bartolomeu i I-rë, me seli në Stamboll, i konsideruar si kreu shpirtëror i ortodoksëve dhe “i pari mes të barabartëve”. Ai është gjithashtu edhe forca lëvizëse që fshihet pas këtij takimi.

Mosmarrëveshjet mes ortodoksëve variojnë nga planet e renditjes së vendeve ulëse, e deri te përpjekjet për pajtim me Vatikanin. Moska i frikësohet gjithashtu idesë se, Patriarku Bartolomeu i I-rë mund të japë mbështetjen e tij degës ukrainase të Kishës, duke hedhur “benzinë zjarrit” të asaj që një gazetë shtetërore ruse e ka quajtur “një luftë fetare në vlim”.

Patriarku rus Kirill deklaroi se e konsideronte mbledhjen e Kretës një sesion përgatitjeje për sinodën e ardhshme që do të bashkohet “pa përjashtim” të gjitha degët e kishës.

TCH/d.i.

Next Post

PD: Përgjimi, krimi më i rëndë i tre viteve të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In