• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kisha marrë borxhe për kurimin e vëllait”, flet atentatori i aktorit

by A R
25/07/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës u komunikoi masat e sigurisë katër të dyshuarve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të kryenin vrasjen me pagesë të aktorit Mishel Pela. Ervin Zallumi, i dyshuar si porositës i krimit do të qëndrojë nën masën e arrestit me burg, edhe pse ka mohuar kategorikisht të ketë lidhje me plagosjen e Prelës në afërsi të gjimnazit “Partizani”. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për Shkëlzen Bucin, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në ngjarje. Por, ndryshe nga i vëllai, Miklari që të dielën u la në burg, Ermir Tola u la në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Ndërsa taksisti Trim Hidri u la në gjendje të lirë dhe sipas urdhrit të gjykatës, duhet të paraqitet në prokurori sa herë të jetë e nevojshme për rrethanat e hetimit. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dëshminë e njeriut që plagosi Mishel Prelën, Shkëlzen Buci.

DËSHMIA NE PROKURORI E SHKËLZEN BUCIT

Shkëlzen Buci pranoi të vriste Mishel Prelën dhe me paratë që do të fitonte, do të shlyente borxhet që ai dhe familja e tij kishte marrë për të kuruar vëllain e tij, i cili i kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Ai ka rrëfyer për hetuesit se kishte 4 vite që njihej me Ervin Zallumin dhe kishin lidhje shoqërore.

Kohët e fundit ai kishte pasur një fatkeqësi, ku para një muaji i kishte vdekur i vëllai 25 vjeç nga një sëmundje e rëndë. Për shërimin e tij, së bashku me familjen kishte marrë borxh tek një fondacion 15 mijë euro dhe për shlyerjen duhet t’i paguante kompanisë 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si dhe një shumë prej 15 milion lekësh të vjetra borxh personave të ndryshëm. Nga nëntori i 2016, ai kishte ngelur pa punë dhe pas pak kohësh ishte takuar me Ervin Zallumin dhe i kishte kërkuar që t’i gjente ky ndonjë punë, pasi ishte mirë nga ana ekonomike.

Pas disa kohësh, Ervini i kishte kërkuar që të hiqte qafe një person që ai kishte hasmëri, pasi kohë më parë e kishte goditur me thika. Sipas Shkëlzenit, personi në fjalë quhej Mishel Prela dhe për këtë problem kishte bërë edhe burg. Për këtë, ai do të merrte 50 mijë euro dhe 30 mijë të tjera do t’i merrte në fund të këtij viti. Të nesërmen janë takuar tek shtëpia e Ervinit dhe ky i fundit i ka dhënë një pistoletë “TT” me një krehër brenda. Shkëlzeni ka rrëfyer se këtë episod e ka regjistruar me një telefon “Nokia”, tip i vjetër dhe për siguri e kishte futur te reflektori i ngrohjes dhe në momentin që policia i kishte shkuar në banesë, ua ka dorëzuar atyre. Pasi ka marrë pistoletën, Shkëlzeni kishte takuar Miklarin dhe i kishte kërkuar që ta ndihmonte duke ndjekur lëvizjet e Mishelit dhe për këtë do i jepte 25 mijë euro.

Një muaj e gjysmë më parë, ai ka treguar se kishte shkuar në malin e Dajtit për të bërë qitje. Sipas tij, ai kishte marrë armën me vete disa ditë me radhë dhe ishte munduar të gjente Mishelin, por dy a tri herë që e kishte parë në zonën e Selvisë, nuk kishte pasur mundësi ta qëllonte, pasi kishte qenë pa Miklarin. Më datë 20.07.2017 rreth orës 20:00 ai kishte shkuar në zonën e Selvisë dhe po pinte dhallë. Miklari i kishte dërguar një SMS që të pinin kafe dhe i kishte shkuar në tavolinë. Pasi janë çuar, kanë shkuar tek automjeti i Miklarit dhe kanë qëndruar në këmbë. Shkëlzeni ka pohuar më tej se në një moment kishte parë Mishel Prelën që po lëvizte me biçikletë. E ka ndjekur nga pas dhe në kroskotin e automjetit të Miklarit kishte harruar telefonin “Nokia”.

Pasi e kishte ndjekur, kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte qëlluar me të gjithë fishekët që kishte brenda. Ai ka rrëfyer se pasi ishte larguar prej andej, ishte takuar sërish me Miklarin dhe më pas kishte shkuar në banesën e tij. Gjithashtu, deklaruesi ka rrëfyer se ishte takuar edhe me vëllain e Miklarit, i cili i kishte kërkuar ndihmë për këtë të fundit. Shkëlzeni i kishte telefonuar Ervinit, por i kishte rezultuar i fikur.

Më pas, Shkëlzeni është takuar me djalin e dajës së tij dhe kanë qenë duke luajtur bilardo pranë Urës së Babrroit. Aty, ai është kapur nga policia, të cilët i ka çuar në banesë, i ka treguar vendin ku ishte arma. I pyetur se sa herë e kishte ndjekur Mishelin, Shkëlzeni ka treguar se e ka bërë rreth një muaj e gjysmë që nga momenti që Ervini i kishte dhënë armën. Para 3 apo 4 ditësh para ngjarjes, ai kishte komunikuar me Ervin Zallumin rreth ngjarjes në fjalë, ku Ervini e kishte pyetur nëse e kishte parë Mishelin dhe më pas i kishte thënë: “Ti nuk je për atë punë dhe nuk e bën dot”./ GSH.al

 

Next Post
Takimi i parë i Metës President…

Takimi i parë i Metës President...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

November 7, 2026
Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Franca në alarm! 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

November 7, 2026
“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In