“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja” Kështu ka deklaruar para policisë Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-parkut në Tiranë, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha hyri me dy kallashnikovë në FiBank dhe qëlloi në dysheme duke trembur dhe duke shkaktuar panik te punonjësit e bankës.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit duke bërë të mundur kapjen e autorit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me paratë.
Policia shoqëroi në komisariat 58-vjeçarin dhe sekuestroi armën e zjarrit dhe paratë.











