Djali i ish-kryeministrit të Kirgistanit u dënua me 12 vite burg për tradhti të lartë, në përfundim të procesit gjyqësor në Bishkek, kryeqyteti i ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore.
”Altynbek Mouraliev, ku i ati i tij drejtoi qeverinë në periudhën e vitit 1999 dhe 2000, u shpall fajtor me akuzën për tradhti të lartë duke u dënuar me 12 vite burg dhe konfiskim të pasurisë”, tha për median zëdhënësi i gjykatës.
Sipas një burimi të shërbimeve sekrete të Kirgistanit, GKNB-ja, Altynbek Mouraliev u arrestua në nëntorin e vitit 2014 me dyshimin për spiunazh për një tjetër ish-republikë sovjetike, Kazakistanin, shtetin fqinj.
Gjykata parashtroi disa arsye në lidhje me sigurisë kombëtare për të mos specifikuar se për cilin shtet kishte spiunuar i akuzuari.