• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kinse përpjekja e Bashës dhe Ramës për reformim?!

by Ben Andoni
11/09/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Këshilli i fundit politik na tregoi sesa shumë humbet energjia nga partitë politike, që janë të vendosura realisht mbi interesat e elektoratit. Për orë, ditë, javë përfaqësuesit politikë folën dhe debatuan e në fund u pa se nuk ndryshuan pothuajse asgjë thelbësore. Nëse problemi i parë ishte mosulja përballë përfaqësuesit të maxhorancës, Damian Gjiknuri, ajo kaloi menjëherë sepse pas saj, debati shkoi për sistemin dhe modalitetet, që për ironi të fatit u inincuan nga përfaqësuesit e opozitës në parlament, që deri më atëherë anatemohej nga pjesa e kolegëve të saj jashtë. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo që as nuk merrej me mënd nga dy partitë kryesore u votua nën presionin e atij grupi të vogël, që pak ditë më pas do të ndahej në formë shumë qesharake. Sepse është postulat, partitë politike e kanë të vështirë të reformohen

Pa marrë parasysh konspiracionet, mënyrën e përqeshjes që u është bërë këtyre përfaqësuesve, ata megjithë defiçensat shumë të mëdha politike, problemet e komunikimit treguan se ishin më mirë në artikulimin e kërkesave se dy partitë kryesore, që e sorollatën vëmendjen e publikut.

Referuar Kodit për Praktikë të Mirë të Komisionit të Venecias (Këshilli i Evropës) në lëmin e Partive Politike, këto të fundit përkufizohen si asociacione jofitimprurëse të personave që marrin pushtetin nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe duhet ta ushtrojnë atë për të mirën e përgjithshme publike. Dy janë rolet që partitë politike luajnë në këtë lloj demokracie përfaqësuese: një rol shoqëror, duke kontribuar në socializimin politik të qytetarëve dhe përballjen e pluralizmit ideologjik të tyre, dhe roli mirëfilli institucional, që e kontrollon qeverinë duke na prezantuar politika dhe kandidatë alternativë.

Por kjo është në teori sepse ajo që u mungon studiuesve është diçka krejt tjetër dhe ajo lidhet me demokracinë brenda-partiake, pikërisht atë që nuk e kemi dhe ka sjellë këtë amulli të frikshme në vend. Po të shikosh me kujdes Rama, e ka shmangur me kujdes ideologjinë mirëfilli të Majtë ashtu si Basha është krejt kaotik në ideologjinë e tij të Djathtë pa ideologji.

Dhe, të mjafton të shikosh mënyrën e veprimit të Ramës në Partinë Socialiste, të Bashës me fshesën e tij në PD, apo me sjelljen akoma pa asnjë kriter demokracie në partitë si LSI, Republikane e me radhë, apo një sërë partish me kryetarë të përjetshëm, që të kuptosh se organizatat politike shqiptare janë thjesht ndërmarrje politike, që formojnë kulte dhe mbrojnë interesa të ngushta. Një njohës i mirë i politikës Robert Michels, e sheh këtë fakt të lidhur me atë që thotë se demokracia të çon detyrimisht në oligarki dhe madje e mohon çdo mundësi për demokraci të brendshme partiake. Apo si e thotë në një formë tjetër, që rasti shqiptar e pohon hapur: vendimet më të rëndësishme brenda partive politike merren vetëm nga një dorë njerëzish dhe, para së gjithash, nga pjesa urbane e organizatës, respektivisht e partisë politike.

Dhe, jo më kot, kemi një aradhë të tërë njerëzish që i janë kudnërvënë kryetarit të Opozitës Basha ashtu si një grup jo i pakët te PS-jë të deziluzionuar nga vendimet e kryeministrit me emrat e panjohur të Ekzekutivit.

Për fat të keq, ndryshimi për momentin në Shqipëri është i pamundur në atë që premtojnë kinse reformatorët e Opozitës dhe demagogët e Pozitës. Në momentin që partitë funksionojnë në këtë mënyrë si detashmente në funksion të kryetarit dhe në interes të grupimeve të vogla, do të kemi formacione amorfe si Këshilli Politik dhe politikanë që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë. I zgjedh të gjitha kryetari, i zgjedh grupi pranë tij. Reformimi i partive është i mbetur në vend dhe pa asnjë shenjë demokracie, sepse njerëzit janë po ata…ashtu si edhe interesat. (Javanews)

 

Next Post
Vodhi supermarketin, policia kap të riun në Elbasan

Operacion ndërkombëtar anti-drogë Itali-Shqipëri/ Shkatërrohet grupi kriminal, bien në pranga 12 anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In