“Është hequr dorë nga kryetarokracia dhe presidentokracia”, tha mes të tjerash Berisha.
“Në përbërjen e Këshillit Kombëtar gjenden nga themeluesit e ditëve të para të PD, tek anëtarët më të rinj të saj. Gjenden militant dhe veprimtarë të pa mposhtur të PD, por gjenden edhe intelektualë të shquar të bashkuar me PD me qëllim më të mirë rikthimin e kësaj force politike në forcë fitimtare. Ky proces shënon dhe përfundimin e punimeve të Kuvendit të PD me sukses të plotë. Sic theksova në fjalën time, ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë dhe presidentokracisë. Ky Kuvend vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në drejtimin e PD. E zgjedhur me modelin një anëtar një votë. E tëra e zgjedhur në përputhje me Kushtetutën tonë të lirisë, të propozuar nga anëtarësia e partisë apo e vetëdeklaruar sipas statutit për të garuar në postim që ata kanë marrë. Vendosja e këtij modeli në përfaqësim mendoj se ka një rëndësi të jashtëzakonshme që anëtarët e PD të ndihen të përfaqësuar, por edhe që të zgjedhin e të ndien të detyruar ndaj zgjedhësve të tyre. PD do të bëj gjithçka që këto model ta promovojë në mbarë shoqërinë shqiptare. Kuvendi zgjedh sot Këshillin Kombëtar. Risia tjetër që ju do të përjetoni çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Njerëzisht ju kërkon të mos e humbisni durimin. Ndiqeni dhe ju garantoj që kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë së pari nga forcat politike. Atë model që instaloi Edi Rama që sipas të cilit për kryetarin nuk votohet, fatkeqësisht atë model e përshtati edhe ish-kryetari i PD në shumë struktura. Komisioni ka vendosur që çdo fletë votimi ta nxjerrë para jush. Kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre të qëndrojnë në sallë dhe ta shohin atë”, tha Berisha.