• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kineze dhe braziliane prostitucion në Elbasan, arrestohen tetë persona

by A R
26/07/2025 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Shame”, ku janë zbuluar dy apartamente në Elbasan të përshtatura për ushtrimin e prostitucionit.

Në flagrancë u arrestuan dy shtetas kinezë për shfrytëzim prostitucioni dhe falsifikim vulash, si dhe tre shtetase kineze dhe braziliane për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu u arrestuan tre shtetas shqiptarë që kishin marrë pjesë në këtë aktivitet duke dhënë shpërblim monetar.

“Si rezultat i këtij operacioni, u zbuluan në Elbasan 2 apartamente të marra me qira, që ishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe u arrestuan në flagrancë: shtetasit kinezë K. Ch., 44 vjeç, dhe R. C., 38 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Falsifikimi i vulave , stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim; shtetaset kineze e braziliane L. N., 46 vjeçe, B. G., 52 vjeçe, dhe E. S., 23 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. Këto shtetas kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin favore seksuale kundrejt pagesave. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit Shqiptarë A. P., 38 vjeç dhe L. T., 38 vjeç dhe R. F., 28 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni””, njofton policia.

Po ashtu janë proceduar penalisht pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja që menaxhonin ambientet për prostitucion.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 pronarët e apartamenteve shtetasit A. V.,46 vjeç,  B. H., 36 vjeçe dhe sanitarja shtetasja O. T., 19 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion””, vijon njoftimi i policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, dokumente personale, letërnjoftime, vula të dyshuara false dhe 10 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Next Post
Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, banorët e fshatit: Është njeri i rregullt, s’e besojmë se…

Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, banorët e fshatit: Është njeri i rregullt, s'e besojmë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com