• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kinematografi/ Regjisori Tarantino zbulon arsyen pse u betua që nuk do e ndihmonte kurrë të ëmën

by Java News
10/08/2021 21:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Quentin Tarantino ka zbuluar në një intervistë të re se që në fëmijëri është betuar se nuk do t’i jepte nënës asnjë qindarkë që fitonte nga prodhimi i filmave, sepse ajo dyshohet se e ka dekurajuar karrierën e tij.

quentin tarantino (1)

Fituesi i Oskarit tha në podkastin e Brian Koppelman se fillimisht filloi të shkruante skenarë në shkollën fillore, por pati probleme me mësuesit e tij, të cilët e panë si një akt rebelimi faktin që po merrej me këtë gjë në vend të detyrave të shkollës, shkruan “Insider”.

Regjisori i famshëm thuhet se shkroi një skenar të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç. Ai zbuloi se pati probleme në shkollë dhe se e ëma gjithmonë e kishte të vështirë ta pranonte mos aftësinë e tij shkollore. Për këtë arsye ajo nuk e ka mbështetur karrierën e tij në prodhimin e filmave.

quentin tarantino (3)

Tarantino kujtoi se e ëma i tha duke bërë thonjëza me gishta se “karriera e tij e vogël e shkrimit” ka marrë fund!

“Dhe kur ajo ma tha këtë në atë mënyrë sarkastike, unë ia ktheva: ‘Mirë, zonjë. Kur të bëhem një shkrimtar i suksesshëm, ti kurrë nuk do të shohësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të ketë shtëpi për ty. Nuk ka pushime për ty, nuk ka Elvis Cadillac për mamanë. Ti nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti ma the këtë gjë,”- kujton Tarantino.

Koppelman e pyeti Tarantino-n: “A iu përmbajte kësaj fjale?“.

“Po, po,”- tha Tarantino. “Unë e ndihmova atë me disa gjëra. Por asnjë shtëpi. Asnjë Cadillac, asnjë shtëpi.”

quentin tarantino (2)

Tarantino tha se e ëma është akoma gjallë, por tregoi se vendimi i tij për t’i ndërprerë ndihmën financiare ishte marrë shumë kohë më parë:

“Ka pasoja për fjalët që u thoni fëmijëve tuaj. Mbani mend që ka pasoja për tonin tuaj sarkastik në lidhje me atë që është e rëndësishme për ta,“- shtoi ai.

Nëna e regjisorit, Connie, thuhet se ishte 16 vjeç kur e solli në jetë atë.

© Panorama.al

 

Next Post
Njerëzit e korrupsionit dhe të lidhur me Lulzim Bashën që marrin tendera në Fier, a do ta dëgjojë SPAK thirrjen e Petro Koçit?

Demokratët e “masakrojnë” Bashën për indiferencën: Po vuajmë pasojat tuaja, turp t’ju vijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In