Kinemaja shqiptare në zi. Shuhet nje prej aktoreve me të dashura për publikun shqiptar, Hajrie Rondo.
Aktorja u nda nga jeta ne moshën 66-vjecare, ne Himare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Disa muaj më parë Rondo i ëshët nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale por raportohet se tumori nga i cili ajo vuante përparoi.
Hajrie Rondo mbahet mend për rolin e pavdekshëm, Tana tek “Perralle nga e kaluara”. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë. Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma.
Disa nga filmat ku ka luajtur Rondo:
- Ballkan Pazar (2011)
- Ne dhe Lenini (2009), ……………………….. Semihaja
- Dhimbja e dashurisë (2008) serial
- Tifozët (2004) – (TV), …………………………. Frosa
- Borxhliu (1999) – (TV), ……………………….. Fija
- Dashuri në krisma – (1997) (TV), …………. Zenepja
- Gjithë fajet i ka paraja – (1996) (TV)
- Pesha e kohës – (1988), ……………………… Evanthia
- Një vit i gjatë – (1987), ………………………… Donika Saro
- Përrallë nga e kaluara – (1987), …………… Tana
- Kush vdes në këmbë – (1984), …………….. Lina
- Një emër midis njerëzve-(1983)
- nëntori i dytë – (1982), ………………………… Lima Kepiego
- Agimet e stinës së madhe, – (1981), ……… Xifja
- Vëllezër dhe shokë – (1980), ………………… Mara
/a.m.











