• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kineastët kundër ndryshimeve në projektligjin për kinematografinë

by Java News
07/02/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kineastët shqiptarë kundërshtojnë ndryshimet e bëra nga ministria në projektligjin për “Artin dhe kulturën”. Ata janë mbledhur në ambientet e Universitetit të Arteve për të diskutuar se si do të përballen me ndryshimet që projektligji ka pësuar ndonëse mbledhjen e kanë zhvilluar pa praninë e medias.

Projektligji parashikon që ndër të tjera Qendra Kombëtare e Kinematografisë të kaloje në varësi të Ministrisë së Kulturës duke humbur sipas tyre kështu pavarësinë e saj. Jashtë kamerave ata e konsiderojnë këtë një cënim të rëndë të pavarësisë së kinematografisë shqiptare në përgjithësi, pasi duke iu referuar Nenit 5 të këtij projektligji kalojmë nga “vendimi i këshillit të ministrave” tek “urdhëri i Ministrit përgjegjës për Kulturën dhe artin”. Teksa nga ministria e përcaktojnë këtë hap si lehtësim proçedurash, kineastet këtë e cilësojnë si centralizim të metejshëm.

Në njoftimin e shpërndarë për media, thuhet se: anëtarësia e gjashtë shoqatave kinematografike u mblodh për të diskutuar lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, si dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike “Marubi…”. Ligji “Për kinematografinë”, i hartuar dhe miratuar bazuar në eksperiencat më të mira evropiane, në vitin 1996, ka krijuar skemën më demokratike dhe bashkëkohore të prodhimit të veprave kinematografike, ndaj vlerësohet e papranueshme që sot, në vitin 2018 të bëhen hapa mbrapa – deklarojnë kineastet.  

Ata kundërshtojnë në themel iniciativat e ndërmarra, pasi konstatojnë asgjësimin e parimeve bazë mbi të cilat funksionon kinematografia shqiptare. Projektvendime të tilla – thonë ata- minojnë skemen bazë me të cilën funksionon konkurimi i lirë dhe përzgjedhja e projekteve.

Komuniteti i kineastëve shqiptare e cilëson këtë një nga tentativat e vazhdueshme për të tjetërsuar formën juridike dhe buxhetin e QKK, në favor të interesave dhe te individëve caktuar ku nga Ministria e Arsimit është propozuar që një pjesë e buxhetit të QKK-së të shkoje për Shkollën Jo publike Marubi. Kineastët që kanë zgjedhur një antarësi prej 5 personash për të përfaqësuar interesat e tyre para se projektligji të shkoje në kuvend dhe të ndjekin hapat ligjore për kundërshtimin e këtyre ndryshimeve për të cilat thonë ata- nuk jemi pyetur.

a.ç

Next Post
Vdekja e minatorit/ ‘Bosët e LSI që kanë miniera paguajnë nën dorë inspektorët e punës’

Pluhrat në galeri, çdo vit 400 minatorë kërkojnë ndihmë mjekësorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok -

Qindra emigrantë protestojnë dhe kërkojnë azil në Ceuta të Spanjës: Nuk duam të kthehemi në Marok –

August 16, 2026
Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala -

Më shumë se 100,000 persona pa energji elektrike në Hawaii nga uragani Lala –

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com