• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kinë, virusi po pëson ndryshime gjenetike

by Java News
22/01/2020 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 9 veta kanë vdekur brenda muajit për shkak të një virusi misterioz në provincat kineze.

Ministria e Shëndetësisë e Kinës informoi të mërkurën se numri i të infektuarve është rritur mbi 400 ndërsa mbi 1,300 të tjerë po mbahen nën vëzhgim pasi kanë qenë në kontakt me pacientët.

Mendohet se virusi po ripërshtatet gjenetikisht.

“Virusi është shpërndarë kryesisht nëpërmjet aparatit të frymëmarrjes dhe me gjasë do pësojë mutacione, çka rrit rrezikun e epidemisë. Këtë rrezik e ka shtuar edhe lëvizja masive e njerëzve që do festojnë Vitin e Ri Kinez, duke e vështirësuar marrjen e masave efektive parandaluese,” deklaroi zëvendësministri i shëndetësisë, Li Bin.

Si zanafillë e epidemisë konsiderohet qyteti portual lindor i Vuhenit, dhe më saktësisht një treg ku shiteshin ilegalisht kafshët e egra.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të mos udhëtohet drejt qytetit, dhe që qytetarët e tij të mos largohen.

Pas rasteve në shtetet aziatike dhe në Australi, Koreja e Veriut i ka paraprirë përhapjes së sëmundjes duke pezulluar turizmin e huaj në vend, ndërsa Rusia ka shtuar kontrollet në aeroporte.

Edhe në Amerikë u raportua të martën të paktën një pacient i infektuar me virusin e panjohur.

I riu 30-vjeçar kishte udhëtuar disa ditë më parë në Kinë dhe së fundmi po shfaqte simptomat e frymëmarrjes së rënduar, kollës dhe etheve që janë karakteristike të epidemisë.

“Si guvernator i Uashingtonit u them qytetarëve se nuk është momenti për panik ose ankth. Duhet thjesht të rritim vigjilencën dhe të identifikojmë personat që mund të jenë prekur, që të përkujdesemi për ta,” u shpreh guvernatori i shtetit.

Gatishmëria është rritur edhe në aeroportet europiane, të cilave u është rekomanduar të testojnë personat e linjave të caktuara për të evituar  transmetimin e viruseve në të gjithë kontinentin.

g.kosovari

Next Post
“Vëzhgimi” prangos një femër me heroinë dhe kanabis, dyshohet dhe për prostitucion

“Vëzhgimi” prangos një femër me heroinë dhe kanabis, dyshohet dhe për prostitucion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U vra me armë zjarri, Valter Lleshi i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

June 15, 2026
Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në zonë të mbrojtur

June 15, 2026
Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

June 15, 2026
Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

Mbështetja e BE-së për Ukrainën: Anije të ndaluara dhe kapitenë të arrestuar, 5 vende evropiane në veprim

June 15, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi ditor, çfarë sjellin yjet për 12 shenjat e zodiakut?

June 15, 2026
Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

Zbriti nga autobusi dhe po kalonte Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje shqiptarja nga Kosova

June 15, 2026

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

June 15, 2026
Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

June 15, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

June 15, 2026
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In