• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kinë, vala e fundit e COVID-19 ka përfunduar

by Java News
30/01/2023 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e fundit të publikuar nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e Kinës, thuhet se në Kinë nuk ka pasur një rikthim të dukshëm të epidemisë së COVID-19 dhe nuk u zbuluan variante të reja të virusit gjatë Festës së Pranverës, duke treguar se vala e fundit e epidemisë ka përfunduar. Të hënën, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë të Kinës Mi Feng u shpreh se përqindja e infektimit nga COVID-19 gjatë pushimeve të Festës së Pranverës nga 21 deri më 27 janar, ka qenë e ulët dhe rastet e sëmundjes në mbarë vendin janë në rënie

Sipas raportit, pas analizës fillestare të të dhënave kombëtare mbi diagnostikimin, mjekimin dhe mbikëqyrjen e infektimeve prej COVID-19 nga 9 dhjetori i vjetshëm deri më 23 janar të këtij viti, vala e fundit e epidemisë në Kinë arriti kulmin në fund të dhjetorit të vitit 2022, duke filluar të bjerë vazhdimisht pastaj. Kjo prirje u vëzhgua gjithashtu në provincat e ndryshme dhe në zonat urbane e rurale.

“Numri i pacientëve ambulatorë, i pacientëve në spitale, i rasteve të rënda e i vdekjeve në spitale, ka rënë vazhdimisht. Në fund të janarit të vitit 2023, përhapja e virusit ra në një nivel të ulët dhe presioni mbi sistemin mjekësor u lehtësua më tej,” shtohet në raport.

Ndërkohë, numri i vizitave në klinikat e etheve arriti gjithashtu kulmin në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke rënë me më shumë se 90 për qind deri në fund të janarit të këtij viti.

 

Next Post
Një i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në një pallat në Korçë

Një i plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në një pallat në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

Zelensky i kërkon SHBA-së dhe Musk të heqin kufizimet e Starlink dhe të jenë në anën e duhur të historisë

November 15, 2026
Liga e Kombeve/ Dy ndeshjet e radhës, tekniku Maran: Duam t’ua shpërblejmë tifozëve mbështetjen, golat e Shqipërisë i presim të gjithë!

Maran feston ngjitjen në Ligën B: Kemi vendosur rekord pikësh, kjo skuadër është rritur shumë

November 15, 2026
Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

Negociatat për Ukrainën, burimet evropiane: Formati “E5” në Dublin, një hap drejt politikës së jashtme të përbashkët të BE-së

November 15, 2026
Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

November 15, 2026
Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

Rekord emigrantësh në Ishujt Kanarie, rreth 1500 persona mbërrijnë brenda një dite në Spanjë

November 15, 2026
Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

Trump, Putin dhe Xi në një pikturë, detaji që rikthen në vëmendje Jaltën e vitit 1945

November 15, 2026
Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

Abdylaqimët e djegies së 28 nëntorit

November 15, 2026
Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

November 15, 2026
Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

November 15, 2026
Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve

Dyfishohen detyrimet, “Supertaksa” për pronat e dyta e vilat, kush do paguajë më shumë?

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In