• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kinë, prodhimi vjetor i grurit arriti rekord në vitin 2021

by Java News
29/12/2021 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi i drithërave në Kinë në vitin 2021 arriti në 682.85 miliardë kilogramë, me një rritje prej 3.1 miliardë kilogramësh në prodhimin e drithërave të verës, 700 milionë kilogramë të prodhimit të orizit të hershëm dhe 9.55 miliardë kilogramë të drithërave të vjeshtës në krahasim me vjet.

Të korrat e mbara të këtij viti janë siguruar me vështirësi, pasi Kina kapërceu sfidat e sjella nga shpërthimet e shumta të COVID-19 dhe përmbytjet e mëdha në disa zona.

Për të siguruar furnizimin me ushqim për më shumë se 1.4 miliardë banorët e Kinës, si qeveria qendrore, ashtu edhe pushteti vendor forcuan masat për të mbrojtur tokën bujqësore.

Falë këtyre masave, Kina ka shtuar gjithsej rreth 864 000 hektarë tokë bujqësore këtë vit.

Në përpjekje për të garantuar cilësinë e farërave, Kina nisi një program për rigjallërimin e sektorit të farërave në vitin 2021. Gjithsej 152 konte dhe baza kryesore të prodhimit të farërave kanë nxitur modernizimin e prodhimit të farërave në nivele më të larta. Bashkia e qytetit Zhangye në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore ka forcuar bashkëpunimin me ndërmarrjet kryesore të prodhimit të farërave për përmbushjen e kërkesës për furnizimin me më shumë se gjysmën e farërave të misrit për mbarë vendin.

Deri më tani këtë vit, Kina ka krijuar rreth 6.67 milionë hektarë tokë bujqësore të re me standarde të larta, duke u mbështetur në një mekanikë bujqësore të përparuar dhe një kapacitet më të lartë të përballimit të fatkeqësive natyrore. Si rezultat, kulturat e mbjella në 667 000 hektarë tokë bujqësore me standarde të larta në rajonin Lixiahe të provincës Jiangsu të Kinës Lindore pësuan dëme minimale nga stuhitë e shiut të shkaktuara nga tajfuni “In-fa” në qershor të këtij viti.

Në vitin 2021, funksionimi i projekteve pilot të qeverisë qendrore të rotacionit të të korrave dhe të lënies së tokës ugar u zgjerua, duke mbuluar rreth 2.7 milionë hektarë, me një shkallë të përgjithshme të mekanizimit të mbjelljes dhe korrjes që pritet të arrijë mbi 72 për qind dhe një kontribut të shkencës e të teknologjisë në rritjen e prodhimit që parashikohet të shkojë mbi 61 për qind. Falë zbatimit të masave dhe politikave gjithëpërfshirëse, Kina ka konsoliduar më tej bazat për prodhimin e drithërave.

Next Post
Hajdutët e kasafortave/ GJKKO lë në burg dy ‘kokat’ e bandës, autori kryesor pranon fajësinë dhe tregon gjithçka

Vidhet shtëpia e këngëtares shqiptare, hajdutët marrin 10 mijë euro dhe stoli prej ari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In