Gjykata kineze dënoi ish-kreun e një sipërmarrje të madhe publike me 10 vite burg me akuzën për përvetësimin e rreth 60 milionë eurove ryshfete, njoftuan autoritetet.
“Wang Yujun, ish-presidenti i China Resources Power u dënua javën e kaluar nga Gjykata në provincën Jiangsu (lindje)”, bëri të ditur prokuroria e kësaj province në web faqen zyrtare në internet.
China Resources radhitej në vitin 2013 në mesin e 500 sipërmarrjeve më të fuqishme në rang botëror, sipas revistës Fortune, e njohur në fushën e shpërndarjes, të pasurive të patundshme, të financës dhe të energjisë elektrike.
“Wang ka përfituar më shumë se 427 milionë juan (58 milionë euro) në mënyrë të fshehtë në harkun kohor mes 2005 dhe 2013”, sipas prokurorisë. Presidenti kinez, Xi Jinping ka nisur prej ardhjes në pushtet në fund të vitit 2012, një fushatë të gjerë anti-korrupsion duke vënë kryesisht në shënjestër ndërmarrjet shtetërore shpeshherë të korruptuara nga përvetësimet në mënyrë të paligjshme të fondeve publike.
BW/d.i.