• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina vendos sanksione të reja ndaj qytetarëve të SHBA-së dhe Kanadasë

by
28/03/2021 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pekini ka njoftuar se ka vendosur sanksione ndaj dy amerikanëve, një kanadezi dhe një grupi për të drejtat e njeriut, për shkak të kritikave që ata i bën Kinës lidhur me trajtimin e ujgurëve në rajonin Xinjiang.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se këto masa të Kinës do të përqendrojnë më shumë vëmendjen në “gjenocidin” dhe shkeljet e të drejtave të ujgurëve etnikë dhe të grupeve të tjera myslimane në Xinjiang.

“Përpjekjet e Pekinit për të frikësuar dhe heshtur ata që ngrenë zërin për të drejtat e njeriut dhe liritë thelbësore vetëm kontribuojnë në presionin ndërkombëtar mbi gjenocidin që po vazhdon dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang”, tha Blinken.

Ky vendim i Kinës vjen pasi Bashkimi Evropian, Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara javën e kaluar sanksionuan disa anëtarë të udhëheqjes politike dhe ekonomike të Xinjiangut, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në këtë rajon. Tetëdhejetë e nëntë vjeçari amerikan i habit të gjithë, kërcen me gëzim në rrugë sapo bëri vaksinën anti-COVID .

Ditëve të fundit, Kina është kundërpërgjigjur duke njoftuar sanksione ndaj zyrtarëve publikë dhe qytetarëve të BE-së, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët kanë qenë kritikë ndaj politikave të Pekinit.

Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar SHBA-në dhe Kanadanë për vendosjen e sanksioneve “bazuar në thashetheme dhe dezinformata”.

Të sanksionuarit nga Kina përfshijnë dy anëtar të Komisionit të SHBA-së për Liri Fetare: Gayle Manchin dhe Tony Perkins. Ndërkaq, është sanksionuar po ashtu anëtari i Parlamentit kanadez, Michael Chong, që është anëtar i komunitetit parlamentar për të drejtat e njeriut. Këtyre personave u është ndaluar hyrja në Kinë, Hong Kong dhe Macau.

Chong tha se sanksionimi nga Kina ishte “nder”. “Ne kemi për detyrë që të tregojmë për shtypjen e Kinës në Hong Kong dhe gjenocidin që po kryen ndaj ujgurëve”, tha Chong përmes një postimi në Twitter.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut thonë se të paktën një milion ujgur dhe grupe të tjera myslimane gjenden në kampe në Xinjiang. Këto grupe po ashtu kanë akuzuar autoritetet kineze se po detyrojnë gratë të sterilizohen dhe po detyrojnë këtë popullsi që të bëjnë punë të detyrueshme./REL

/b.h

Next Post
“Kjo është dita më e bukur e jetës time politike”, Rama: Vaksinimi masiv, një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje

"Kjo është dita më e bukur e jetës time politike", Rama: Vaksinimi masiv, një hap kolosal drejt fitores mbi këtë mortje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In