• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina ul marrëdhëniet diplomatike me Lituaninë në nivelin e të ngarkuarit me punë

by
24/11/2021 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa marrë parasysh kundërshtimin e ashpër të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë “zyrën përfaqësuese të Tajvanit në Lituani”.Lidhur me këtë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës bëri një deklaratë , ku shpalli vendimin për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Lituaninë në rang të ngarkuarish me punë.

Në deklaratë thuhet se në botë ka vetëm një Kinë dhe Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme e Kinës. Parimi i”Një Kine” është konsensusi i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përbërë bazën politike të marrëdhënieve midis Kinës e Lituanisë. Pa marrë parasysh qëndrimin serioz të palës kineze, qeveria e Lituanisë i lejoi autoritetet tajvaneze të krijojnë zyrën përfaqësuese në Lituani, duke krijuar një precedent të keq në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të prishjes së bazës politike të marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh nga Lituania, qeveria kineze detyrohet t’i ulë marrëdhëniet diplomatike dypalëshe në nivel të ngarkuarish me punë. Qeveria e Lituanisë duhet të mbajë përgjegjësinë për të gjitha pasojat e sjella nga ky veprim. Lituania nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të palës kineze për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe të tërësisë territoriale të vendit.
Tajvani nuk është një shtet dhe forcat e pavarësisë së Tajvanit nuk mund ta ndryshojnë faktin historik që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine.

Duke komentuar për thëniet e palës lituaneze që “zyra përfaqësuese e Tajvanit” nuk ka status diplomatik, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Zhao Lijian vuri në dukje të hënën se këto thënie janë krejtësisht gënjeshtra dhe se qeveria e Lituanisë duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë për pasojat e sjella nga ky veprim.

“Autoritetet tajvaneze kanë thënë se krijimi i ‘zyrës përfaqësuese’ në Lituani është një arritje e rëndësishme diplomatike. Kjo është një dëshmi e fortë e veprimeve përçarëse të ‘pavarësisë së Tajvanit’. Lituania duhet të ndreqë menjëherë gabimin e bërë dhe nuk duhet të nënvlerësojë vullnetin e fortë të popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale të vendit. Njëkohësisht, dua t’i them palës tajvaneze se, pavarësisht si shtrembërohen faktet, nuk do të ndryshojë fakti që pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine. Pavarësia e Tajvanit nuk ka rrugëdalje,” tha Zhao Lijian.

/b.h

Next Post
“Një hero i vërtetë”/ Serbët harrojnë që është shqiptar dhe krenohen me Sulejmanin që shpëtoi 6 turistë nga flakët e autobusit

“Një hero i vërtetë”/ Serbët harrojnë që është shqiptar dhe krenohen me Sulejmanin që shpëtoi 6 turistë nga flakët e autobusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

“Më e keqja nuk ka ardhur ende”, Trump paralajmëron sulme të ashpra ndaj Iranit: Sot do të goditet shumë fort

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In