• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina shënon edhe një ditë pa raste të reja me koronavirus

by A R
20/03/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina njoftoi sot për të tretën ditë rresht se ka regjistruar edhe një ditë pa infeksione të reja lokale me koronavirus.

Autoritetet, megjithatë, raportuan për 39 të infektuar të rinj, por thanë se të gjitha ato janë raste të importuara, që do të thotë se qytetarët e kanë marrë virusin jashtë Kinës dhe kanë dalë pozitivë pasi kanë hyrë në Kinë.

Numri i të vdekurve në Kinë po ashtu është ngadalësuar, thanë zyrtarët shëndetësorë nga Instituti i Shëndetit Kombëtar në Kinë, të cilët raportuan për vetëm tri viktima të reja.

Në total, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Kinë kanë humbur jetën 3,248 persona, si pasojë e koronavirusit, kurse të infektuar rezultojnë 80967 njerëz.

Kina besohet se është vend i origjinës së koronavirusit. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar dhe më pas janë përhapur në 182 vende të botës.

Aktualisht, në gjithë globin janë të infektuar mbi 244,000 njerëz, ndërsa kanë humbur jetën mbi 10,000.

Numrin më të madh të viktimave e ka Italia: 3,405.

/a.r

Next Post
Aktori i njohur: Si më zuri Koronavirus në Pogradec

Aktori i njohur: Si më zuri Koronavirus në Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com