• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan: U cënua sovraniteti territorial. SHBA do mbajë përgjegjesi dhe do paguajë çmim për këtë

by Java News
02/08/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo avioni i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelositë mbërriti në rajonin e Tajvanit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës, organi më i lartë ligjvënës dhe organi më i lartë i konsultimeve politike i Kinës dhe Zyra e Çështjeve të Tajvanit shprehën dënim dhe kundërshtim të fortë, duke u zotuar për veprime të mëtejshme reagimi.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës thuhet se vizita e Pelosit është një shkelje serioze e parimit të “Një Kine” dhe e dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, duke goditur rëndë bazën politike të marrëdhënieve Kinë-ShBA, duke shkelur rëndë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës, duke dëmtuar seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe duke u lëshuar forcave separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” një sinjal shumë të gabuar. Kina e kundërshton me vendosmëri dhe e dënon rreptësisht këtë, dhe i ka paraqitur ShBA-së protestën e vet të ashpër”.

Sipas deklaratës, në botë ka vetëm një Kinë, Tajvani është pjesë e pandashme e territorit të Kinës dhe qeveria e Republikës Popullore të Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqëson tërë Kinën. Kjo përcaktohet qartë në rezolutën nr. 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 1971. Që nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949, 181 vende kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën në bazë të parimit të “Një Kine”, i cili është një konsensus i gjerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe një normë themelore e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në vitin 1979, Shtetet e Bashkuara bënë premtimin e qartë në Komunikatën për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike Kinë-ShBA: “ShBA-ja e njeh qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si të vetmen qeveri të ligjshme të Kinës. Brenda këtij konteksti, populli amerikan do të mbajë marrëdhënie kulturore, tregtare dhe marrëdhënie të tjera jozyrtare me popullin e Tajvanit”. Kongresi i ShBA-së, si pjesë e qeverisë amerikane, duhet të respektojë rreptësisht politikën e “Një Kine” të qeverisë amerikane dhe të mos zhvillojë asnjë shkëmbim zyrtar me rajonin e Tajvanit të Kinës. Kina i ka kundërshtuar gjithmonë vizitat e anëtarëve të Kongresit të ShBA-së në Tajvan dhe dega ekzekutive e ShBA-së ka përgjegjësinë t’i ndalojë vizita të tilla.

Meqenëse Nancy Pelosi është udhëheqësja në detyrë e Kongresit të ShBA-së, vizita e saj në Tajvan në çfarëdo forme dhe për çfarëdo arsyeje, është një provokim madhor politik për të përshkallëzuar shkëmbimet zyrtare të ShBA-së me Tajvanin. Kina absolutisht nuk e pranon këtë dhe populli kinez e hedh poshtë me vendosmëri një gjë të tillë.

Në deklaratën vihet në dukje se tani situata në ngushticën e Tajvanit po përballet me një raund të ri sfidash serioze, dhe arsyeja themelore për këtë janë lëvizjet e përsëritura nga autoritetet tajvaneze dhe pala amerikane për ta ndryshuar pandërprerë gjendjen.

Asnjë vend, asnjë forcë dhe asnjë individ nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e paluhatur, vullnetin e fortë dhe aftësinë e madhe të qeverisë dhe popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar e të tërësisë territoriale dhe për ribashkimin e atdheut dhe përtëritjen e kombit kinez. Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vet në përgjigje të vizitës së Nancy Pelosi-t në Tajvan.

Next Post
Njihuni me çmendurinë e radhës/ Paguan 400 euro për 1 birrë, 1 koktej dhe 12 midhje, çifti tregon tmerrin e përjetuar në Mykonos

Njihuni me çmendurinë e radhës/ Paguan 400 euro për 1 birrë, 1 koktej dhe 12 midhje, çifti tregon tmerrin e përjetuar në Mykonos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndreca reagon ndaj Vokshit: S’mund të kthehet komisioni në tallava politike ku shfryhen epshet e byrosë së vjetër politike

Problemi nuk është më integriteti i Ols Dados, por i shtetit…

August 20, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Çiklisti përplasi kryebashkiakun, ndalohen biçikletat në zonat qendrore të këtij qyteti

August 20, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Aksidentet e turistëve të huaj që na e bëjnë më të shtrenjtë mjekësinë falas

August 20, 2026
VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

August 20, 2026
A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

August 20, 2026
VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

August 20, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

August 20, 2026
Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

August 20, 2026
Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

August 20, 2026
“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com