• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina reagon ashpër ndaj Trump: Luftë nëse nuk na lejon në ishujt e Detit të Kinës Jugore

by A R
13/01/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina ka paralajmëruar se nëse qeveria e re amerikane do t’ua pengojë qasjen në Detin e Kinës Jugore, atëherë “duhet të jenë në gatishmëri për përplasje ushtarake”, raporton Anadolu Agency (AA). Në kryeartikullin e sotshëm të gazetës zyrtare vendase “Global Times” janë shprehur reagime ndaj deklaratës së ashpër të kandidatit për Sekretar Shteti në administratën e Donald Trump, Rrex Tillerson, i cili kishte theksuar se “Duhet ta pengojmë qasjen e Kinës në Detin e Kinës Jugore”.

Sipas kryeartikullit, Tillerson ka marrë qëndrim të ashpër kundër Kinës në mënyrë që ta fitojë mbështetjen e senatorëve. “Duke pasur parasysh fuqinë aktuale ushtarake të Kinës, Washingtoni zyrtar në ardhje nuk do të ketë sukses ta pengojë qasjen e Kinës në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, vetëm nëse planifikon luftë të shkallës së lartë”, thuhet në kryeartikull.

Sipas kryeartikullit “Nëse Trump dhe ekipi i tij kanë plane të këtilla pas ardhjes në detyrë, atëherë ata duhet të jenë në gatishmëri ushtarake. Në të kundërtën, kjo lëvizje e tyre do të ishte qesharake”.

Autoritetet kineze paraprakisht kishin reaguar edhe ndaj bisedës direkte telefonike të Donald Trump muajin e kaluar me liderët e Tajvanit, gjë e cila sipas tyre ishte cilësuar në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ndryshe, Pekini zyrtar, i cili përpiqet ta forcojë pozicionin në ujërat e kontestuar duke ndërtuar baza ajrore në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, është pjesë e kontestit për sovranitet me shtetet e rajonit, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Brunein dhe Malajzinë, për Detin e Kinës Jugore i cili është i pasur me resurse të pasura nëntokësore. Transporti detar që realizohet përmes këtij rajoni, mundëson një tregti globale vjetore e cila kap vlerën prej afërsisht pesë trilionë dollarësh.

Kina pretendon se ka të drejtë mbi 80 përqind të rajonit prej rreth tre milionë kilometrash katrorë në Detin e Kinës Jugore, ndërsa pretendimin në fjalë e mbështet në një hartë të ngelur nga viti 1940.

Gjykata e arbitrazhit kishte vendosur në disfavor të Kinës
Nga ana tjetër, vitin e kaluar Filipinet e kishin transferuar kontestin me Kinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Gjykata në Hagë të Holandës kishte dhënë vendimin se “pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore janë në kundërshtim me ligjet”. Menjëherë pas kësaj, Pekini zyrtar kishte deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës, ndërkohë që SHBA-të e kishin cilësuar atë si “kontribut i rëndësishëm” për zgjidhjen paqësore të kontestit.

Ndërkohë, administrate Obama dërgonte njësite ushtarake në rajon, duke pohuar se Deti i Kinës Jugore është pjesë e ujërave ndërkombëtarë. Po ashtu, autoritetet amerikane kishin akuzuar Kinën për “militarizim të rajonit duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

ma.me

Next Post
Pas gafës me lirimin e kosovarit, aplikacion 880 mln lekë për krijimin e kartelave të të dënuarve

Amnistia, lirimet e para nga burgu fillojnë nesër, 14 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In