• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina publikon librin e bardhë mbi zhvillimin demografik të Xinjiang-ut

by
28/09/2021 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi ​​të dielën një libër të bardhë që detajon zhvillimin demografik në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore.

Rritja e popullsisë në Xinjiang në periudhën e viteve 2000 deri në 2020 ishte 1.15 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja vjetore kombëtare, sipas librit të bardhë të titulluar “Dinamikat dhe të dhënat e popullsisë në Xinjiang”.

Popullsia ujgure në Xinjiang ka ruajtur një normë relativisht të lartë rritjeje prej 1.67 për qind në vit, duke arritur nga mbi 8.34 milionë në vitin 2000 në më shumë se 11.62 milionë vjet. Shkalla e rritjes ishte shumë më e lartë se ajo e popullsisë së pakicave të tjera kombëtare të vendit, e cila ishte 0.83 për qind, thekson dokumenti.

Statusi ekonomik, shoqëror dhe familjar i grave të të gjitha kombësive në Xinjiang ka vazhduar të përmirësohet dhe numri e përpjesëtimi i grave të punësuara janë rritur ndjeshëm. Në vitin 2019, për shembull, 228 100 gra iu bashkuan fuqisë punëtore në qytetet dhe qytezat në mbarë Xinjiang-un, duke zënë 47.43 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve të rinj në zonat urbane.

Gjithashtu, në dokument vihet në dukje se besimtarët janë të lirë të përfshihen në veprimtari të ligjshme fetare, duke përfshirë adhurimin, agjërimin dhe kremtimin e festave fetare, në përputhje me doktrinat, kanunet dhe traditat fetare, në objektet fetare ose në shtëpitë e tyre.

Për të përmbushur nevojat e ligjshme fetare të besimtarëve, në Xinjiang janë përmirësuar kushtet e objekteve fetare dhe mjediset e tyre përreth me anë të rinovimit dhe zhvendosjes, duke zgjeruar objektet ekzistuese dhe duke ndërtuar objekte të reja.
Sipas dokumentit, Xinjiang-u e zbaton politikën e vet të planifikimit familjar në përputhje me ligjin, dhe kontrolli i detyruar i lindjeve dhe testet e shtatzanisë janë rreptësisht të ndaluara. U takon individëve të vendosin nëse do të përdorin apo jo kontraceptivë dhe si t’i përdorin ata. Asnjë organizatë a individ nuk mund të ndërhyjë në këtë liri, thuhet në dokument.
Lidhur me shkollat m​​e konvikt, në librin e bardhë thuhet se, për shkak të sipërfaqes së madhe të territorit të Xinjiang-ut, fshatrat dhe qytetet janë larg njëri-tjetrit dhe banorët në disa zona bujqësore e blegtorale janë mjaft të shpërndarë, duke e bërë udhëtimin e përditshëm midis shtëpisë dhe shkollës shumë të vështirë për disa nxënës.

Krijimi i shkollave me konvikt është një praktikë standarde në arsimin e detyrueshëm në Kinë dhe u takon familjeve të nxënësve të vendosin nëse fëmijët e tyre do të rrinë në konvikt apo jo, thuhet në librin e bardhë.

/b.h

Next Post
FOTO: Po kontrollonte për drogë, ky është polici që u vra në Lezhë

FOTO: Po kontrollonte për drogë, ky është polici që u vra në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In