• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina përcakton përparësitë për zhvillimin rural 2022

by Java News
27/12/2021 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina ka përcaktuar përparësitë e saj për vitin 2022 për zhvillimin rural, duke premtuar masa konkrete dhe përpjekje të mëdha për të konsoliduar bujqësinë dhe për të nxitur gjallërimin rural përpara sfidave.

Konferenca vjetore qendrore e punës rurale, e mbajtur nga e shtuna deri të dielën në Pekin, analizoi situatën aktuale dhe detyrat me të cilat përballen çështjet që lidhen me bujqësinë, zonat rurale e fermerët dhe hartoi planin për vitin e ardhshëm.

Konferenca theksoi rëndësinë e veçantë të nxitjes së vazhdueshme të punës rurale për të nxitur një mjedis ekonomik të qëndrueshëm e të shëndetshëm.

Presidenti Xi Jinping që përshëndeti konferencën ,nënvizoi sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë e zonave rurale në përgjigje të rreziqeve dhe sfidave të shumta.

Sigurimi i furnizimit me mallra parësore është një çështje kryesore strategjike, vuri në dukje ai, duke bërë thirrje për përpjekje për të mbrojtur sigurinë e drithërave dhe tokën bujqësore, për të bërë rregullime strukturore, për të zgjeruar mbjelljen e sojës e të bimëve të tjera vajore, si dhe për të siguruar furnizimin e mishit të derrit, perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore.

Në vitin 2021, prodhimi i drithërave në Kinë arriti në afro 683 miliardë kg, 13.4 miliardë kg më shumë nga viti i kaluar, duke shënuar vitin e shtatë radhazi që prodhimi i përgjithshëm i drithërave në vend i kalon 650 miliardë kg.

Konferenca vuri në dukje se prodhimi i drithërave për vitin 2022 duhet të jetë më shumë se 650 miliardë kg, prodhimi i derrit duhet të jetë i qëndrueshëm dhe furnizimi efektiv me bagëti, shpendë, produkte ujore dhe perime duhet të jetë i mjaftueshëm.

Në konferencë u shpall plani për krijimin e 100 milion mu (6.67 milion hektarë) tokë bujqësore me standarde të larta dhe trajtimin e teknologjive kryesore bujqësore, ndërkohë që u kërkuan përpjekje për të zhvilluar zonat rurale nëpërmjet nxitjes së industrive atje dhe përshpejtimit të zhvillimit të integruar urban-rural në nivel konteje . Gjatë tetë vjetëve të fundit, Kina ka nxjerrë nga varfëria 98.99 milionë banorët e fundit të varfër ruralë që jetonin nën kufirin e varfërisë dhe ka hequr të 832 kontetë dhe 128 000 fshatrat e varfra nga lista e varfërisë.

Reforma dhe zhvillimi bujqësor e rural kanë dëshmuar një përparim të jashtëzakonshëm, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e vendit për arritje të reja mes ndryshimeve dhe për të ruajtur stabilitetin e përgjithshëm, u tha në konferencë.
Next Post
Gripi fiton terren ndaj COVID/ Mjekët: Përhapja tregon se virusi po tërhiqet

Gripi fiton terren ndaj COVID/ Mjekët: Përhapja tregon se virusi po tërhiqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In