• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina nxit G20-n t’i japë përparësi zhvillimit dhe të sigurojë lehtësimin e borxheve për vendet e varfra

by A R
24/11/2020 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina nxit G20-n t’i japë përparësi zhvillimit dhe të sigurojë lehtësimin e borxheve për vendet e varfra. Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për më shumë përpjekje për ndërtimin e një bote me begati të përbashkët dhe me zero varfëri, pasi udhëheqësit e G20-s po shtojnë përpjekjet për të ndihmuar vendet e varfra dhe me shumë borxhe.

“Kemi nevojë më shumë se kurrë për masa thelbësore përballë COVID-19”, tha presidenti Xi në sesionin e dytë të Samitit të G20-s të Rijadit.

Presidenti Xi nënvizoi se zhvillimi është çelësi për zhdukjen e varfërisë. Anëtarët e G20-s duhet t’i japin përparësi agjendës së zhvillimit në bashkërendimin botëror të makropolitikës dhe zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030.
Vendet e G20-s duhet të zvogëlojnë barrën e borxhit të vendeve në zhvillim dhe të vazhdojnë t’u sigurojnë atyre mbështetjen e nevojshme financiare në mënyrë që të rrisin aftësinë e tyre për të ulur varfërinë, tha presidenti Xi.
Në këtë samit, presidenti Xi tha se Kina mbështet vendimin e G20-s për zgjatjen e Nismës së Pezullimit të Shërbimit të Borxhit dhe do të vazhdojë ta zbatojë atë së bashku me palët e tjera.
Xi shtoi se Kina ka zbatuar plotësisht këtë Nismë, me një shumë të përgjithshme që tejkalon 1.3 miliard dollarë.

Kina është drejt arritjes përfundimtare të zhdukjes së varfërisë absolute, tha Xi në samiti. Kjo arritje është realizuar 10 vjet përpara afatit të përcaktuar nga Agjenda e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030.
Ndërsa, në një tjetër ngjarje në kuadër të samitit të udhëheqësve të G20-s për mbrojtjen e planetit, presidenti Xi u zotua se Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të trajtuar klimën dhe sfidat e tjera mjedisore dhe për të mbrojtur planetin.
Xi shtoi se Kina do të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Parisit dhe punon për të realizuar qëllimin e saj për asnjanësimin e emetimit të dioksidit të karbonit para vitit 2060. Kina mbështet zhvendosjen në energji me karbon të ulët në epokën pas COVID për të arritur qëllimin e energjisë së qëndrueshme për të gjithë, shtoi ai.

Kina mbështet thellimin e bashkëpunimit G20 në zvogëlimin e degradimit të tokës, në mbrojtjen e gumave koralore dhe pastrimin e plastikës nga oqeani

Next Post
‘Në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangut’/ Rama për hapjen e Covid-4: Gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit

'Në këtë luftë s’do lëmë asgjë mangut'/ Rama për hapjen e Covid-4: Gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com