• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina Franca dhe Gjermania shkëmbejnë mendime për ndërmjetësimin mbi situatën në Ukrainë

by
09/03/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina vlerëson përpjekjet e Francës dhe të Gjermanisë për të ndërmjetësuar mbi situatën në Ukrainë dhe është e gatshme të luajë një rol pozitiv në këtë çështje. Kështu u shpreh presidenti kinez Xi Jinping në një videosamit me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku u shkëmbyen mendime për krizën në Ukrainë dhe marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Europës. Duke e quajtur situatën aktuale në Ukrainë “shqetësuese”, kreu i shtetit i Kinës shprehu keqardhje të thellë për shpërthimin e luftës në kontinentin europian.

Ai tha se Kina i përmbahet qëndrimit që sovraniteti dhe tërësia territoriale e të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së duhet të zbatohen plotësisht. Ai shtoi se shqetësimet e arsyeshme për sigurinë të të gjitha vendeve duhet të trajtohen seriozisht dhe duhet të mbështeten të gjitha përpjekjet për zgjidhjen paqësore të kësaj krize.

Presidenti kinez vuri në dukje se detyra parësore e tanishme është ndalimi i përshkallëzimit ose i daljes jashtë kontrollit të situatës. Ai theksoi që Kina do të ruajë komunikimin dhe bashkërendimin me Francën, Gjermaninë dhe BE-në, duke luajtur një rol pozitiv me bashkësinë ndërkombëtare sipas kërkesave të të gjitha palëve të përfshira.

Presidenti kinez nxiti më shumë përpjekje për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, në mënyrë që të dy palët të ruajnë prirjen e negociatave, të kapërcejnë vështirësitë, të vijojnë bisedimet dhe të rikthejnë paqen.
“Duhet të tregohet përmbajtje maksimale për të parandaluar një krizë masive humanitare”, tha Xi. Sipas tij, Kina ka propozuar një nismë prej gjashtë pikash për situatën humanitare në Ukrainë dhe është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës më shumë ndihma humanitare.

Presidenti kinez u bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë të punojnë bashkërisht me palën kineze për të pakësuar ndikimet negative të krizës, duke theksuar se sanksionet përkatëse do të ndikojnë në sektorët e financës, energjetikës e transportit dhe në qëndrueshmërinë e zinxhirit global të furnizimit, duke përkeqësuar më tej ekonominë botëtore të dëmtuar rëndë prej pandemisë. “Kjo nuk është në të mirën e askujt,” theksoi ai.

Xi u shpreh se Kina mbështet Francën dhe Gjermaninë në ndërtimin e një kornize europiane të sigurisë të ekulibruar, efektive dhe të vazhdueshme, duke u nisur nga interesat e Europës dhe duke ngulur këmbë në autonominë strategjike të këtij kontinenti. “Kina do të shihte me kënaqësi zhvillimin e dialogut të barabartë midis BE-së, Rusisë, ShBA-së dhe NATO-s,” shtoi Xi.

Ndërsa Macron-i dhe Scholz-i shprehën në videosamit mendimet dhe qëndrimet e tyre për situatën në Ukrainë, duke thënë se Europa është para krizës më të rëndë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Duke shprehur dëshirën për t’i dhënë paqes një mundësi, dy liderët europianë thanë se Franca dhe Gjermania mbështesin arritjen e një marrëveshjeje nëpërmjet negociatave.

Ata falënderuan edhe Kinën për nismën e saj mbi gjendjen humanitare dhe shtuan se vendet e tyre janë të gatshme të forcojnë komunikimin dhe bashkërendimin me palën kineze për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, gjë që mund të përkeqësojë krizën humanitare. Presidenti kinez Xi Jinping nxiti edhe forcimin e dialogut dhe të bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës, për të siguruar përparimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Duke vënë në dukje që Kina dhe BE-ja kanë shumë mendime të përbashkëta në nxitjen e paqes, synimin e zhvillimit dhe shtimin e bashkëpunimit, Xi u shpreh që të dy palët duhet të mbajnë përgjegjësinë për t’i sjellë më shumë stabilitet dhe siguri botës që po përjeton një periudhë paqëndrueshmërie e luhatjesh.
Nga ana e tyre, dy udhëheqësit europianë theksuan se bota po përballon shumë sfida, ata u shprehën se nëse çdo vend vepron sipas dëshirës së vet, kjo vetëm se do të shkaktojë përkeqësimin e gjendjes.

Sipas tyre, pala europiane vlerëson rolin e rëndësishëm dhe pozitiv të Kinës në çështjet globale dhe është e gatshme të angazhohet për të thelluar marrëdhëniet me Kinën për të trajtuar sfidat globale si ndryshimi klimatik, problemet e shëndetit publik etj. Tre udhëheqësit shkëmbyen mendime edhe mbi çështjen bërthamore të Iranit.

/b.h

Next Post
“The Telegraph”/ Ja 5 arsyet pse Putini “me fytyrë të ënjtur” mund të jetë i sëmurë rëndë: Kancer apo…!

A mund të depërtojë dot një vrasës deri në Kremlin për të eliminuar Putinin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat: Punësimi i të rinjve u rrit me 2,3%

Nga kartoni i diplomës tek zanatet që “s’të lënë pa bukë”, si po ndryshon tregu i punësimit në Shqipëri

January 19, 2026
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!

E konfirmon Kremlini: Putin është ftuar nga Trump që të bëhet pjesë e Këshillit për Paqen në Gaza

January 19, 2026
11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

11 të plagosur në dy aksidente / Makinat përplasen në Fushë-Milot, “Audi” përplaset me barrierat e rrugës në Gjorm

January 19, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

January 19, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

E rëndë në Sarandë! Çifti i të moshuarve plagos me thikë një fëmijë…

January 19, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

January 19, 2026
Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

Flet për prindërit, Linda Rama: Kur ndihem e lënduar nga padrejtësitë, imazhi i parë që më vjen është ai i nënës, mbrojtjen e gjej te babai

January 19, 2026
Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

Përshkallëzohet presioni nga Trump për Groenlandën: Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen

January 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?

January 19, 2026
Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

Ish-drejtori i burgut u la në qeli/ Avokati i Cërlojt: Do të ankimojmë vendimin.. Ja arsyeja

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In