Kina do ta zhvillojë ekspozitën e importit sipas planit, e angazhuar për hapjen e mëtejshme

Në Shangai, përgatitjet për Ekspozitën e Tretë Ndërkombëtare të Importit (CIIE) po kryhen me intensitet të plotë, kur duhet edhe një muaj nga ngritja e siparit, – shkruan “Xinhua”.

Organizatorët pranojnë se ky vit ishte i vështirë dhe me shumë pengesa për kompanitë globale për shkak të pandemisë së Covid 19, që ka goditur fort ekonomitë botërore. Por pavarësisht kësaj, kërkesa nga kompanitë e huaja ka qenë e lartë dhe zona e ekspozitës së biznesit këtë vit është zgjeruar në 360.000 metra katrorë nga 300.000 metra katrorë, që ishte vitin e kaluar.

Sun Chenghai, zv.drejtor i Byrosë së CIIE, është shprehur se kërkesa për zgjerimin e hapësirës së ekspozitës është një tregues për tërheqjen e sipërmarrësve të huaj në tregun kinez.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com