• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina do hakmerret ndaj tarifave të reja amerikane

by Java News
19/09/2018 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina njoftoi të martën një rritje të tarifave ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë. Vendimi erdhi si kundërpërgjigje pas njoftimit të Presidentit Trump për vendosjen e tarifave shtesë ndaj importeve kineze me vlerë 200 miliardë dollarë duke filluar nga 24 shtatori.

Zoti Trump paralajmëroi gjithashtu se “nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve amerikanë apo industrive të tjera, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë menjëherë fazën tre të këtij vendimi, me tarifa në vlerën e 267 miliardë dollarëve”.

Pekini njoftoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të hakmerret ndaj tarifave të reja prej 10 për qind ose 200 miliardë dollarësh ndaj mallra kineze të njoftuara nga Presidentit amerikan Donald Trump. Kjo rrezikon një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

 

Autoritetet kineze njoftuan të martën, një rritje të tarifave ndaj importeve amerikane me 60 miliardë dollarë.

Në një deklaratë të shkurtër të ministrisë kineze të Tregtisë thuhej se “për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të vendit në tregtinë e lirë ndërkombëtare, Kina nuk ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret”.

Të hënën, autoritetet kineze patën paralajmëruar se nëse zoti Trump do të bënte përpara me vendosjen e tarifave, Kina nuk do të rrinte thjesht në pozita mbrojtëse.

Të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha gjatë një konference për shtyp se bisedimet janë mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur problemet si dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për të mungesë sinqeriteti.

“Kina ka theksuar në mënyrë të përsëritur se dialogu dhe vlerësimi i kujdesshëm që bazohet tek barazia, mirëbesimi dhe respekti reciprok është e vetmja mënyrë e duhur për të zgjidhur problemet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara deri tani nuk kanë treguar sinqeritet dhe vullnetit të mirë”, tha ai.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i bënë ftesë Pekinit për të rifilluar bisedimet më vonë gjatë këtij muaji në Uashington. Por tarifat e reja amerikane me vlerë prej 200 miliardë dollarësh hyjnë në fuqi në 24 shtator, duke i lënë palëve pak pak kohë për bisedime.

Ndërsa njoftoi tarifat e reja të hënën, presidenti Trump paralajmëroi se “nëse Kina do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj fermerëve apo industrive të tjera amerikane, Uashingtoni do të nisë zbatimin e menjëhershëm të fazën së tretë, që nënkupton tarifa shtesë ndaj importeve kineze, me një vlerë prej rreth 267 miliardë dollarësh”.

Në një postim në Tëitter zoti Trump shkruante se vendimi i tij për të rritur tarifat e ka përmirësuar ekonominë amerikane. Tarifat shtesë prej 267 miliardë dollarësh pritet të mbulojnë të gjitha importet kineze në Shtetet e Bashkuara, përgatiti Zëri. (b.an)

*-*

 

Next Post
Balla: Lulzim çoje kokën, të pres në gjykatë! Basha: Je përgjuar nga shërbimet e huaja!

Balla dhe Basha përballen më 10 tetor në gjykatë për 3.4 milionë eurot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

FOTO/ Frikë për përshkallëzim në Hagë? Qeveria e Kosovës merr masa, rrethon me gardh metalik godinën e Gjykatës, Policia në gatishmëri

September 16, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

Tre vite gjykim, sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

September 16, 2026
“Do të kundërpërgjigjemi si një tërmet”, si do t’i reagojë Irani për sulmin ekonomik të Trumpit?

Bllokada amerikane ndaj Iranit, SHBA: Janë devijuar 103 anije tregtare në ngushticën e Hormuzit!

September 16, 2026
Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

Liverpool nxjerr Tottenham jashtë Kupës dhe kalon në fazën tjetër të “Carabao”!

September 16, 2026
Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

Komisioni për Kulturën diskuton sot në Kuvend projektligji për të “Drejtën e autorit”!

September 16, 2026
Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

Në pritje të vendimit në Hagë, familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit hyjnë në gjykatë

September 16, 2026
Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

Helikopteri rrëzohet pranë zonës tregtare në Los Angeles, të paktën 3 persona humbin jetën!

September 16, 2026
NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

NATO në alarm, sulmet me dronë në kufirin e Aleancës! Polonia përforcon kufirin me Ukrainën, gatishmëri e lartë ushtarake

September 16, 2026
Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës

September 16, 2026
Paketa e maleve, nisin aplikimet/ Aplikimet dorëzohen online nëpërmjet portalit E-Albania

Ankimimi i “Paketës së Maleve”, Gjykata Kushtetuese e kalon çështjen për shqyrtim në seancë plenare! Pezullim deri në…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com