• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kina arreston 30 të krishterë, alarm për një goditje të re ndaj kishave të paregjistruara

by A R
16/10/2025 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i gjerë i autoriteteve kineze ka çuar në arrestimin e 30 të krishterëve të lidhur me rrjetin e Kishës Zion, përfshirë pastorin e njohur Jin Mingri. Ngjarja, e cilësuar si goditja më e madhe ndaj të krishterëve në dekada, ka ngritur shqetësime për një fushatë të re shtypjeje ndaj kishave të nëndheshme në Kinë. Kishat e nëndheshme, janë komunitete fetare të krishtera që veprojnë jashtë sistemit zyrtar të regjistrimit dhe kontrollit shtetëror.

Arrestimet u kryen në të paktën 10 qytete, ndërsa Jin akuzohet për “përdorim të paligjshëm të rrjeteve të informacionit”. Aktivistët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një goditjeje më të gjerë ndaj komuniteteve të krishtera që nuk janë nën kontrollin e shtetit.

BBC shkruan se të premten e kaluar, Grace Jin Drexel mori një mesazh nga i ati në Kinë, pastori i njohur Jin Mingri, ku i kërkonte të lutej për një pastor tjetër që ishte zhdukur. Mesazhi tregonte se pastori ishte ndaluar gjatë një vizite në qytetin jugor të Shenzhenit.

“Pak më pas, më telefonoi nëna dhe më tha se nuk mund të kontaktonte me babain tim,” tha Drexel, e cila jeton në SHBA. Brenda pak orësh, familja kuptoi se edhe Jin ishte përfshirë në atë që aktivistët e kanë cilësuar si arrestimi më i madh i të krishterëve në Kinë në dekada.

Frika tani është se arrestimi i 30 të krishterëve, mund të jetë fillimi i një goditjeje më të gjerë ndaj kishave të nëndheshme. Ligje të reja të miratuara në Kinë duket se synojnë kufizimin e aktivitetit të kishave të paregjistruara, ndërsa presioni ndaj anëtarëve të tyre është shtuar muajt e fundit.

Megjithëse Kina drejtohet nga Partia Komuniste Ateiste, vendi ka një popullsi të konsiderueshme të krishterë. Sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 38 milionë protestantë dhe gati gjashtë milionë katolikë. Por këto shifra përfshijnë vetëm ata që ndjekin kishat e miratuara nga shteti, si Lëvizja Patriotike Katolike dhe Lëvizja Protestante “Three-Self”.

Aktivistët e të drejtave dhe studiuesit vlerësojnë se dhjetëra miliona të krishterë të tjerë ndjekin kisha të paregjistruara, të njohura si “kisha shtëpie”, që nuk ndjekin ideologjinë e shtetit.

Këto kisha janë prekur nga përpjekjet e qeverisë për të kontrolluar grupet fetare. Godina të kishave janë shembur, kryqe janë hequr nga hapësirat publike, dhe materialet fetare janë kufizuar, përfshirë ndalimin e disa aplikacioneve të krishtera.

Në vitet 2005 dhe 2018, qeveria kineze rishikoi dhe ashpërsoi rregullat për grupet fetare. Në vitin 2016, presidenti Xi Jinping kërkoi “sinicizimin” e fesë. Sinicizimi është një term që përdoret për të përshkruar procesin e përshtatjes së një kulture, ideologjie, feje apo institucioni me karakteristikat dhe vlerat e kulturës kineze.

Kisha si Zion u prekën veçanërisht nga rregullat e vitit 2018, që kërkonin miratim shtetëror për adhurimin publik. Shumë prej tyre u detyruan të ndalonin aktivitetet publike, të kalonin në shërbime online, ose të mbylleshin.

Muajt e fundit kanë sjellë sinjale të një shtypjeje të re. Në maj, pastori Gao Quanfu u ndalua për “përdorim të aktiviteteve supersticioze për të minuar zbatimin e ligjit”. Në qershor, disa anëtarë të Kishës Linfen Golden Lampstand u dënuan me vite burg për mashtrim, akuza që grupet e të drejtave i cilësuan si të rreme.

Në shtator, autoritetet prezantuan një kod të ri sjelljeje për personelin fetar online, që lejon vetëm grupe të licencuara të mbajnë predikime në internet, një përpjekje për të kufizuar kishat e nëndheshme.

Sipas Drexel, anëtarët e Kishës Zion janë pyetur gjithnjë e më shpesh nga policia. Shumë e panë këtë si paralajmërim për një goditje, por pak e prisnin që të ishte kaq e gjerë.

Të premten dhe të shtunën e kaluar, autoritetet kineze nisën një operacion të gjerë në të paktën 10 qytete, përfshirë Pekinin dhe Shanghain. Përveç Jin, i cili u arrestua në Beihai, u ndaluan edhe pastorë të tjerë, drejtues dhe anëtarë të kongregacionit.

Ambasada kineze në Londër tha për BBC: “Qytetarët kinezë gëzojnë lirinë e besimit fetar në përputhje me ligjin. Ndërkohë, të gjitha grupet dhe aktivitetet fetare duhet të respektojnë ligjet dhe rregulloret e Kinës.”

Ministria e Jashtme kineze deklaroi më herët këtë javë se “kundërshton me forcë ndërhyrjen e SHBA-ve në punët e brendshme të Kinës me çështje të ashtuquajtura fetare”, pas kritikave të Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për arrestimet në Kishën Zion.

Next Post
Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Të shtëna me armë te mbikalimi i Rinasit, një person i plagosur, detajet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In