• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kimistët ushtarakë: Bombat molotov, deri në 1 mijë gradë nxehtësi

by A R
14/05/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tubimin e 11 majit, protestuesit hodhën bomba molotov ndaj dy institucioneve, Kryeministrisë dhe Kuvendit. Ylli Bërdufi është me profesion kimist ushtarak. Ai tregon se bombat molotov janë përdorur gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1930, fillimisht për qëllime luftarake kundër mjeteve të blinduara dhe objekteve të fortifikuara.

“Në shishe qelqi të mbushur me benzinë, me një ndezës të jashtëm. Mund të jetë një ndezës i përgatitur industrialisht, apo qoftë edhe një copë leckë e lidhur pas saj dhe e lyer me benzinë, që e mban flakën të ndezur deri në momentin që shishja shkon e përplaset në objekt. Temperatura e djegies në të dyja është rreth 1.000 gradë, shumë e lartë. Qoftë kur është e holluar, benzinë normale, qoftë kur është e mpiksur me kimikate të ndryshme, ose me lëndë të tjera që i shtohen”, thotë Ylli Bërdufi.

Bombat artizanale u pagëzuan me emrin “molotov” në mënyrë sarkastike nga forcat luftarake finlandeze, gjatë luftës ruso-finlandeze ose siç njihet ndryshe “lufta e dimrit” në vitin 1939. Finlandezët godisnin me këto bomba forcat ushtarake të ministrit të Jashtëm sovjetik, Vjačeslav Molotov.

“Mermeri nuk digjet, nëse mund të jetë djegur është djegur lënda drusore. Po të ketë pemë i than dhe i djeg. Por, rreziku më i madh është kur bie mbi trupin e njeriut, sepse e ka temperaturën shumë të lartë dhe djegia është e menjëhershme sidomos kur është benzinë e pampiksur. Kjo nuk i jep kohë të prekurit që të bëjë shuarjen e saj. Ai që do t’i japë ndihmën dikujt të prekur, duhet të jetë shumë e shpejtë. Shuarja e lëndës djegëse që përdoret për bombat molotov bëhet thjesht duke e izoluar me një rrobe, batanije apo xhaketë të dikujt tjetër. Mjafton që lënda djegëse të mos marrë ajër”, tha më tej Ylli Berdufi.

Përveç luftës civile spanjolle e asaj ruso-finlandeze, molotovi është përdorur masivisht nga ushtria sovjetike në Luftën e Dytë Botërore, ndaj tankeve dhe autoblindave gjermane. Sot përdoret nga guerrilasit për të shkaktuar dëme në mjete e njerëz në forcat e policisë.

/a.r

Next Post
Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese

Vakancat në Kushtetuese, KED ndalon pesë kandidatë, 5 të tjerë tërhiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com